Gjykata lë në burg Ismail Morinën/”Jam i keqardhur, do të doja të isha para një trupi gjykues serb”

Shqipëria

Gjykata lë në burg Ismail Morinën/”Jam i keqardhur, do të doja të isha para një trupi gjykues serb”

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:28

(E plotësuar)-Gjykata e Tiranës dha sot masën arrest me burg për Ismail Morinën, i njohur ndryshe si “Ballisti”, dhe si autori i ngritjes së dronit në Beograd, gjatë ndeshjes së zhvilluar një vit më parë.

Morina u kap nga Policia e Tiranës, të mërkurën, një ditë para ndeshjes së kombëtares shqiptare me atë serbe, pasi lëvizte i armatosur nëpër qytet, së bashku me disa shokë të tij.

Avokati i tij Ardian Visha, tha sot para gazetarëve se rasti i Ballist Morinës duhet trajtuar si një rast i veçantë, gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe se ai vetë e ka thënë më herët në media se mban armë me vete pasi i rrezikohet jeta pas ngjarjes së dronit në Beograd një vit më parë.

Visha: Rasti i tij është i veçantë, mbante armë për vetëmbrojtje

"Rasti duhet trajtuar si i llojit të veçantë, pra ajo që në gjuhë tjetër do të duhej quajtur një 'sui generis", se i tillë është. Shtetasi që unë mbroj prej kohësh për të mirë apo për të keq është bërë sa objekt i një dashurie, simpatie, vlerësimi emocional, patriotik, p o aq edhe target i një urrejtje, dhe pse jo dhe në rrezikun e jetës së tij për shkak të veprimit të 14 tetorit të vitit të shkuar në Beograd. Ai vetë e ka deklaruar këtë fakt në një gazetë të njohur ndërkombëtare duke thënë që mban armë, dhe i ka treguar dhe armën gazetarit duke dëshmuar edhe arsyen e mbajtjes së saj, që për mua nuk përbën natyrisht rrezikshmëri shoqërore klasike të veprës", tha Visha.

Ndërsa tregoi më tej për Ismail Morinën si një baba i martuar me dy fëmijë, avokati tha se do të ankimojë masën e arrestit.

Visha: Do ankimojmë rastin, do kërkojmë që të konsiderohet 'sui generis'

"Botërisht është publikuar se shtetas të ndryshëm serbë kanë ofruar edhe shuma parash për të asgjësuar fizikisht Ismail Morinën. Kështu që është një individ me një personalitet tejet të veçantë. Natyrisht tej asaj që është e dukshme n ë publik ai është një familjar, është i martuar me një avokate në Milano, ka dy fëmijë. I ka kërkuar zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit mbrojtje gjatë prezencës së tij në territorin e vendit sepse jeton në Milano, veçanërisht në këto ditë të ndeshjes. Natyrisht do bëjmë ankimin e masës së sigurisë, shpresojmë për një ndryshim të mundshëm; me të njëjtat argumente, argumenti më logjik i këtij kazusi është konsiderimi i tij 'sui generis", tha më tej avokati Visha.

Ndërkohë edhe një shok i tij, Rrahim Hoxha, ka deklaruar sot pas vendimit, se arrestimi ndaj Morinës është politik, dhe se ai i tregoi vendin Serbisë, duke e poshtëruar për herë të dytë; pasi kryeministri Vuçiç sipas Hoxhës nuk erdhi për të parë ndeshjen nga frika e 'Ballistit".

Hoxha: Arrestimi i 'Ballistit" është politik

"Nga Gjermania kemi ardhur bashkë, e kam shoqëruar atë se kam pasur frikë mos bjerë në dorë të serbëve, dhe e kam këshilluar shumë që të jetë i kujdesshëm. Arrestimi i tij është politik dhe asgjë tjetër. Mesazhi i tij që i dha Vuçiq; atij nuk ia mbajti të vij në stadium. Për së dyti ai e poshtëroi Serbinë, edhe kështu që besojmë që nuk do të bëhet një padrejtësi e radhës. I bëmë botës me kuptu që ne nuk jemi terroristë, nuk jemi të dhunshëm por jemi njerëz paqësorë", tha miku i Ballist Morinës, sot para gazetarëve në Tiranë.

Ndërkohë mësohet se vetë tifozi i flakët i kuqezinjve, Ismail Morina ka deklaruar se ndjen keqardhje për situatën e krijuar. “Do të doja të isha përballë një trupe gjyqësore serbe të mbroja krenarinë shqiptare, por tani jam para gjyqtarit shqiptar dhe duhet të mbroj veten. Unë nuk kërkoj mëshirë, dua mirëkuptim nga ju, nëse do kem vendim pozitiv do ta nderoj atë deri në fund. Nuk kërkoj mëshirë, se nuk është në karakterin tim, vendimin tuaj do ta respektoj deri në fund”.

Ai ka thënë gjithashtu se ka një familje, që nuk i sheh prej dy vitesh, dhe ka dy fëmijë për të rritur. Bashkë me ‘Ballistin’ u arrestuan edhe 3 persona të tjerë, por gjykata vendosi t’i lrë të lirë, tifozat kuq e zi (Erion Bahushi, 22 vjeç; Denis Balla, 21 vjeç dhe Marin Rexha, 20 vjeç). Të katërt këta persona janë ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e policisë në rrugën “Petro Nini Luarasi”, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Ismail Morinës, i është gjetur e fshehur në trup (xhep) një armë zjarri e tipit pistoletë “Zastava” me gjashtë fishekë. Morina ishte duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targe AA 874 KY dhe gjendej në shoqërinë e tre personave të tjerë, në momentin e arrestimit.

****
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, personazhi që mori famë pasi morri përsipër ngritjen e dronit rreth një vit më parë në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Morina u arrestua nga Policia e Shtetit në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila u luajt mbrëmjen e djeshme në Elbasan Arena. Akuzat që rëndojnë mbi Ballist Morinën janë ato të armëmbajtjes pa leje, pasi në momentin e arrestimit policia i gjeti dy pistoleta. Para trupit gjykues, Morina tha se kërkon mirëkuptimin e gjykatës për ta lënë të lirë, por trupa gjykuese vendosi ta vlerësojë të ligjshëm arrestimin e tij dhe dha masën e "arrestit me burg".
“Jam i keqardhur për situatën e krijuar, mbaj përgjegjësitë e mia. Do të doja të isha para një trupi gjykues serb ku të tregoja krenarinë shqiptare. Fatkeqësisht jam para një gjykate shqiptare. Nuk kërkoj mëshirë, jam këtu për të kërkuar mirëkuptim. Kam një familje që i mungoj e më mungon prej një viti. Në rast të një vendimi negativ nga ju si gjykatë nuk ka për të fituar askush. Në rast se më lironi do të nderoj deri në fund edhe fëmijët e mi, do ju falenderojnë një ditë”, tha Morina.
Më herët prokurori tha se policia mori informacion në rrugë operative që në automjetin Land Rover të Ismail Morinës lëviznin persona të armatosur dhe kërkoi që ndaj tij të vlerësohej i ligjshëm arresti në flagrancë pasi u kap me dy armë. Prokurori kërkoi vendosjen e masës së sigurisë të “arrestit me burg”, por avokati Ardian Visha tha se gjykata dhe prokuroria duhet ta trajtojë të veçantë Morinën. isha kërkoi që ndaj tij Gjykata të vendoste minimalisht “arrest shtëpie”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat