PD-PS aleancë fluide në Këshillin Bashkiak të Përmetit, LSI akuzon Koco Kokëdhimën

Shqipëria

PD-PS aleancë fluide në Këshillin Bashkiak të Përmetit, LSI akuzon Koco Kokëdhimën

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 12:48

Politika shqiptare vijon të dhurojë surpriza. Edhe pse në Kuvend zhvillohen debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, kjo duket se nuk i pengon forcat politike, që për interesa momentale të bëjnë alenaca fluide. Kështu socilistët dhe demokratët e Përmetit se kanë pasur problem që të bëjnë një aleancë mes tyre në zgjedhjen e Sekretarit të Këshillit Bashkiak. Megjithëse më parë, LSI dhe PS kishin arritur një marrëveshje, që ky pozicion ti jepej partisë së dytë në qeverisjen evendit, socialistët kanë arritur të bëjnë një alencë fluide me demokratët, duke zgjedhur si sekretar të Këshillit, emrin e propozuar nga PS. Dega e LSI akuzon për prishjen e marrëveshjes deputetin Koco Kokëdhima, i caktuar nga Kryeministri Edi Rama si coordinator për të gjithë zonën e Jugut. Duket se Kokëdhima një nga qëllimet e tij në Jug të vendit ka edhe uljen e influencës së LSI në qeverisjen vendore apo në pozicione kyce të administratës. Tashmë PS në Përmet kontrollon drejtimin e Këshillit Bashkiak, me Kryetarin dhe Sekretarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat