Fondi Shqiptaro-Amerikan, 20 vjet në Shqipëri dhe 245 milionë USD investime

Shqipëria

Fondi Shqiptaro-Amerikan, 20 vjet në Shqipëri dhe 245 milionë USD investime

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:43

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve ka kremtuar 20-vjetorin e themelimit të tij në Shqipëri. Kjo ceremoni që ka mbledhur për herë të parë së bashku të gjithë ish-Presidentët dhe ish-Kryeministrat e Shqipërisë. Fondi ka investuar në dy dekada në Shqipëri rreth 245 milionë dollarë dhe ka krijuar mbi 7 mijë vende pune.

Edi Rama : “Jam i sigurt që askush këtu nuk ka dyshim që ne e duam fondin shqiptaro – amerikan dhe nuk ndryshojmë mendim për njëri tjetrin kur bëhet fjalë për dashurinë e të gjithëve këtu ndaj jush.”

Kryetari i Bordit të Fondit shqiptaro- amerikan të ndërmarrjeve. Michela granoff duke vlerësuar punën në këto 20 vjet garantoi mbështetje, duke shtuar se tani që e dimë se mund të bëjmë progres, përgjegjësia jonë për të ardhmen është shumë më e rëndësishme.

Në pamundësi për të qenë vetë i pranishëm fizikisht në ceremoni, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka dërguar një përshëndetje të veçantë për të gjithë shqiptarët.

John Kerry : “Këtë iniciativë kanë bërë shumë për ta rigjallëruar Shqipërine dhe për ta transformuar atë në ekonominë e tregut të lirë që ne e shohim sot. Megjithatë është e qartë që sfida ka ende dhe në fund progresi varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë përmisimin e mjedisit të biznesit, luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Një mesazh i veçantë ka ardhur përmes videos edhe nga njeriu që krijoi Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton.

Bill Klinton : “Ndjehem krenar që në kohën kur isha president arrita të krijoj fondin për të ndihmuar miqtë tanë në Shqipëri që të bëjnë një tranzicion të suksesshëm në një vend të lirë dhe demokratik.Ideja ishte e thjeshte ne do të ofronim mjetet dhe burimet për ti dhënë mundësinë popullit shqiptar të ndërtojë vetë sektorin privat në një mënyrë të hapur dhe transparente.”

Ndërsa ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu përcolli përpara pjesëmarrësve mesazhin e presidentit amerikan, Barak Obama, ku vlerësohej puna e fondit shqiptaro amerikan të ndërmarrjeve dhe mundësive që ka krijuar për Shqipërine.

Gjatë ceremonisë u shpërndanë edhe disa çmime për partnerët e Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat