Islami: Rezultat i papritur, të shpresojmë në provimin e vjeshtës

Shqipëria

Islami: Rezultat i papritur, të shpresojmë në provimin e vjeshtës

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:06

Deputeti Kastriot Islami përmes një statusi në Facebook ka komentuar ndeshjen e luajtur mbrëmjes e djeshme në “Elbasan Arena”, ku kombëtarja shqiptare humbi 0-2 përballë asaj serbe. Islami shkruan se Shqipëria ka ende një shans në provimin e vjeshtës kundër armenëve, ndërsa e krahason “qetësinë” me atë nxënësin capkën që prindërit e cojnë në shkollë me polic.
“Një ndeshje të barabartësh por një rezultat i papritur... Le të shpresojme në "provimin e vjeshtës" në Armeni... "Qetësi" nën masa të rrepta jo vetëm policore...kaq!
****
Një djalë "capkën" që prindët e cojnë në shkollë me policë...Që e kanë rrethuar me të fortë në klasë që as të lëvizë nga banga dhe as të mund të bëjë zhurmë apo të grindet... Edhe kur thotë ndonjë fjalë të mirë, mësuesja nuk e lejon madje edhe shokët e klasës janë porositur të heshtin... Ai mëson aq sa ka aftësitë por këtë rradhë, si edhe herë të tjera, ngeli në provimet e qershorit ndonëse të gjithë i dukej se kishte mësuar dhe nuk e prisnin këtë rezultat... Ka ende edhe një shans për ta marrë provimin në vjeshtë... Por ama të gjithë janë të kënaqur që në klasë qëndron mirë... nuk bën zhurmë...nuk flet e grindet me asnjë shok....kjo e gjitha quhet qytetari e djalit "capkën" por me "detyrim e përcaktim"... i vendosur nën masa të rrepta...!!!!
***
Raelisht luajtëm si gjithnjë, madje mund të thuhet se ndeshja ishte mes të barabartesh, shanset më të mëdha ishin për barazim, mund edhe të fitohej por humbëm per gabime që nuk është hera e pare që bëhen në fund të ndeshjes...rezultati i papritshëm me një lojë të barabartësh...por ku mungonte mbështetja e fuqishme e sportëdashësve të vërtetë sepse na duhej certifikata e 'mirësjelljes"...Mbetem të angazhohemi seriozisht për në Armeni... shanset janë, mundësitë janë mbetet të maksimalizojmë aftesitë dhe kapacitetet...sigurisht këtë rradhë pa sportëdashës mbështetës... lëreni trajnerin të gjykojë dhe të japë këshillat e duhura...kjo do të ishte e standarteve europiane dhe qytetari...”, shkruan Islami në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat