Meta me Merk: Shqipëria e gatshme të ndihmojë strehimin e azilantëve

Shqipëria

Meta me Merk: Shqipëria e gatshme të ndihmojë strehimin e azilantëve

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:38

Shqipëria është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj evropianë nese lind nevoja për të ndihmuar azilkërkuesit nga rajonet e luftës . Këtë i ka bërë me dije kryeparlamentari Ilir Meta, Ministres së Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Rajonale të Landit të Bavarisë gjatë një takimi në kryesinë e Kuvendit .

Meta dhe Ministrja Merk u ndalën gjithashtu në fenomenin e azilkërkimit në Evropë duke vënë në dukje se Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe se më shumë duhet bërë për konkretizimin e iniciativave të punësimit të ligjshëm në Gjermani.
Kreu i Kuvendit Meta u shpreh se fokusi tek zhvillimi ekonomik dhe rritja e investimeve në rajonin tonë do të kontribuojnë në rënien e këtij fenomeni . Dy zyrtarët diskutuan edhe mbi mundësitë e shkëmbimit të ekspertizës në fushën e arsimit profesional, si një prioritet për të rinjtë shqiptarë ku Bavaria gëzon kapacitete tepër të avancuara.
Meta vlerësoi vizitën e saj në Tiranë si një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe veçanërisht në drejtim të thellimit të kontakteve me Landin e Bavarisë si një Land shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Shqiptarët.forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bavarisë.
Në përfundim Meta dhe znj. Merk duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të Landit të Bavarisë me vendet e rajonit tonë, vunë në dukje rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në mbarëvajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajonin e Evropës Juglindore.
Ndërkohë kujtojmë këtu se qyteti i Gjirokastrës është gati për pritjen e 10 mijë refugjatëve sirianë për strehim në vendin tonë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat