"Euronews" reportazh në Tiranë Kthimi në shtëpi pas JO-së për azil

Shqipëria

"Euronews" reportazh në Tiranë Kthimi në shtëpi pas JO-së për azil

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 09:55

Numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Euronews ka bërë një reportazh në qendrat e azilit në Gjermani si dhe ka zbritur në Tiranë për të analizuar këtë situatë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është pamja e parë e shtëpisë për shumë shqiptarë. Por ulja në të nuk të nuk është një moment i lumtur për të gjithë. Mijëra njerëz zbarkojnë kanë këtë aeroport ndërsa ëndrra e tyre për një jetë të re është thyer në mes. Ato janë kthyer nga Gjermania pas dështimit për një marrë azil si dhe një mundësie për të punuar. Refuzimi duket në fytyrat e tyre.


"Ne shkojmë në Gjermani për të punuar dhe jo për të marrë përfitime sociale. Ne shkuam në një kamp refugjatësh. Kjo nuk ishte e drejtë, ata na treguan për vendimin, pas intervistës nuk na dhanë asnjë përgjigje, as pozitive as negative. Na morën nga kampi, na futën në një avion për të na sjellë përsëri në Shqipëri”, thotë një nga shqiptarët e kthyer në atdhe.

Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Evropës me të ardhura për frymë prej 280 euro në muaj. Norma zyrtare e papunësisë është 18 për qind dhe vendi është gjithashtu duke luftuar çështje të rëndësishme si korrupsioni. Berlini ka deklaruar se Shqipëria nuk është pjesë e listës së vendeve problematike dhe kështu shqiptarët nuk përfitojnë nga azili. Shifrat zyrtare tregojnë rreth 98 për qind të kërkesave për azil në vitin 2014 janë refuzuar.
"Nga njëra anë kriza greke ka shtyrë qytetarët shqiptarë drejt vendeve të BE, nga anën tjetër ata kanë krijuar një besim të rremë që pot ë largohen nga këtu mund të gjejnë një zgjidhje të lehtë, një zgjidhje ekonomike në vendet e tjera", shprehet ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë njoftoi se 12 oficerë nga policia federale gjermane janë vendosur në Shqipëri për të punuar me zyrtarët lokalë, në një përpjekje për të bindur emigrantët të mos largohen.
"Ka shumë raste kur personat që janë kthyer nga Evropa kanë bërë krime këtu në Shqipëri”, thotë Ermal Milori, shefi i Komisariatit për Kufirin e Migracionin në Rinas.

Autoritetet gjermane kanë bërë shumë reklama në gazeta dhe kanë paralajmëruar se trafikantët po përfitojnë duke mashtruar se mund të fitohet azil.
Mijëra persona kanë zbuluar tashmë realiteti në Gjermani është shumë e ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat