John Kerry dhe Bill Clinton mesazhe për politikën shqiptarë (Video)

Shqipëria

John Kerry dhe Bill Clinton mesazhe për politikën shqiptarë (Video)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:42

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (AAEF) ka kremtuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë 20-vjetorin e themelimit të tij në Shqipëri.

Në ceremoninë gala të zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave, kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Ambasadës Amerikane në Tiranë, bordi drejtues i Fondit, partnerë etj.

Kjo ceremoni ka mbledhur për herë të parë së bashku të gjithë ish-Presidentët dhe ish-Kryeministrat e Shqipërisë.

Ceremonia gala e zhvilluar mbrëmë në Tiranë pati mbështetjen maksimale edhe të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në pamundësi për të qenë vetë i pranishëm fizikisht në ceremoni, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka dërguar një përshëndetje të veçantë për të gjithë shqiptarët.

“Në një fazë ku pengesat kanë qenë jo pak të vogla, AAEF arriti që një grant fillestar prej 30 milionë dollarësh ta përdorë për zhvillimin e një game të gjerë projektesh gjatë dy dekadave.

Këto projekte përfshijnë çdo gjë, nga ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Shqipërisë, tek krijimi i dokumenteve të identifikimit biometrikë që kanë ndihmuar Tiranën për të organizuar dhe kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë është e qartë se sfida ka ende, dhe në fund progresi varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë përmirësimin e mjedisit të biznesit, luftën kundër korrupsionit, dhe zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”,- tha Sekretari Kerry.

Një mesazh i veçantë ka ardhur përmes videos edhe nga njeriu që krijoi Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton. Shihni videot:


Mesazhi i John Kerry-t per politikanet shqiptare by lapsi-al


Mesazhi i Bill Klinton per politikanet shqitare by lapsi-al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat