Gjosha-Balslev: Të vendosur për hapa konkret, duam të bëjmë progres

Shqipëria

Gjosha-Balslev: Të vendosur për hapa konkret, duam të bëjmë progres

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:31

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti në një takim, Uffe Balslev, Drejtor për Fqinjësinë, Europën Lindore dhe Ballkanin, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë në kuadrin e konsultimve politike Shqipëri- Danimarkë. Në këtë takim Balslev shoqërohej nga Amabasdori i Danimarkës në Shqipëri, z. Sandau-Jensen.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit u fokusuan mbi reformat e ndërmara nga qeveria shqiptare kryesisht tek puna e bërë për përmbushjen e 5 prioriteteve, reforma në drejtësi, bashkëpunimi me opozitën dhe perspektiva e hapjes së negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian.

Duke shprehur falenderimet për mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë, Ministrja Gjosha theksoi se për vazhdimësinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE është shumë e rëndësishme mbështetja e Danimarkës.

“Ne jemi të vendosur për të kryer hapa konkret në çdo fushë, ndaj kemi nisur me kapitujt më të vështirë, kapitulli 23 dhe 24 (Gjyqësori dhe të drejtat themelore; Drejtësia, liria dhe siguria) sepse ne duam të bëjmë progres, të ndryshojmë imazhin e vendit dhe të kthejmë besimin tek qytetarët të cilët duan të jenë pjesë të një vendi demokratik”,tha ministrja Gjosha.

Balslev falenderoi Ministren për mirëpritjen dhe i cilësoi këto reforma si thelbësore për të ecur më shpejt në procesin e integrimit. Sipas Balslev plotësimi i tyre është një mundësi shumë e mirë për të nxitur investimet e huaja në vend.

“Procesi i zgjerimit të BE-së është i mirëpritur. Ne shpresojmë për një zgjerim pozitiv, e cilësojmë atë si rruga e duhur e Bashkimit Europian për të vazhduar dhe veçanërisht jemi pro politikave të zgjerimit për Shqipërinë”, tha Balslev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat