Presim epërsinë tonë në lojë, epërsinë tonë në vlera. Kështu shprehet ish-Kryeministri Sali Berisha në prag të takimit Shqipëri-Serbi që do të luhet në Elbasan Arena mbrëmjen e sotme. “Sot në "Elbasan Arena" ndeshen ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë!
Mbarë shqiptarët dhe miqtë e tyre presin sot epërsinë tonë në lojë, epërsinë tonë në vlera. Kam shumë besim dhe uroj që ti dëshmojmë ato! Suksese nga zemra ekipit "kuqezi". Fitoreeeee!!!”, shkruan Berisha në Facebook.