Përballja me Serbinë, ja si e presin deputetët shqiptarë (Video)

Shqipëria

Përballja me Serbinë, ja si e presin deputetët shqiptarë (Video)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 17:04

Si e shohin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ndeshjen Shqipëri-Serbi? Televizioni informativ Report TV sjell qëndrimet e disa prej tyre. Deputetët thonë se presin nga kuqezinjtë një fitore në rezultatin 2-0, disa prej tyre do ta ndjekin këtë përballje në “Elbasan Arena” ndërsa një pjesë tjetër mes miqsh e familjarësh. Ata apelojnë që sportit të mos i jepet asnjë ngjyrim politik, pasi për ta kjo është vetëm një ndeshje futbolli.

Anastas Angjeli: Nuk e kam vendosur do ta shikojë në stadium apo me miq por është e sigurt që do ta shikojë dhe nuk ka se si të mos e shikojë. Si njeri i llogarive por jo i basteve mund t’ju them që ndeshja do dali 2-1 për kombëtaren tonë. Një ndeshje shumë e vlefshme për kualifikim por dhe shumë dinjitoze.

Luciano Boci
Do të jeni në stadium?

Jo nuk do të jem në stadium, nuk pata mundësi për bileta.
Si e parashikoni rezultatin?
2-0 për Shqipërinë.
Optimist qenkeni!
Sigurisht. Në lidhje me çështjen e biletave vërtet kuvendi mori një iniciativë të paktën vetëm për këtë ndeshje por iniciativa nuk u çua deri në fund pasi të paktën ne inboxin tim unë mora përgjigje negative kur kërkova vlerën e biletës edhe mënyrën e pagesës për të marrë biletën tha që jeni jashtë kohe kur kishte vetëm 2 ditë që kishte ardhur njoftimi nëpërmjet e-mailit.
Pra nuk keni bilete?
Jo nuk jemi sepse edhe favoret për gjëra të tilla të vogla ndahen ndërmjet mazhorancës.
Famir Toçi: Besoj që nuk ka shqiptarë që nuk do ta shoh edhe ata që nuk janë tifozë padyshim që sot fitorja është e domosdoshme është e nevojshme do të ishte një hap që do të na dërgonte për herë të parë në Evropë. Ka një politizim që është i tepruar. Kjo është një ndeshje futbolli shumë e rëndësishme vërtetë por në fund të fundit është një ndeshje futbolli ndoshta kjo mund ta dëmtonte pak shikoj pak edhe mediat në Serbi edhe këtu në rajon që nuk besoj se ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e ndeshjes megjithatë shikoj që është i gjithë shteti në këmbë për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje për të siguruar vërtetë një ndeshje sportive dhe për të treguar se sa dinjitet ka shqiptari edhe kur bëhet fjalë edhe për teprime në një arenë sportive. Unë uroj që të fitojmë dhe besoj që do fitojmë.

Dashamir Shehi: Në Tiranë do ta ndjek, kjo është punë sporti mos i jepni vlera të tjera . Shpresoj të fitojmë.

Ridvan Bode: Do ta ndjek ndeshjen në stadium mendoj që do fitojmë.

Arta Dade: Sigurisht që të gjithë dëshirojmë fitore por jam e çuditur pse është bërë kaq zhurmë e madhe duke i mësuar shqiptarët se si duhet të sillen. Shqiptarët janë me shumë dinjitet, dinë të mbrojnë ngjyrat e tyre kombëtare, dinë ta respektojnë kundërshtarin si gjithmonë shpresoj që do të jetë një ndeshje e qetë që do të na japi shume kënaqësi.

Pirro Lutaj: Në një ambient me disa miq të mi në Tiranë nuk do jem në stadium. Optimizmi është i madh dhe pritshmëria gjithashtu ne shpresojmë që në radhë të parë ndeshja të jetë pa probleme pa eksese ajo është gjëja kryesore dhe sigurisht të shpresojmë dhe të fitojë më i mirë dhe shpresoj të fitojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat