Cako: Incidenti u sqarua me kreun e Federatës Serbe

Shqipëria

Cako: Incidenti u sqarua me kreun e Federatës Serbe

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 16:25

Incidenti i mbrëmshëm me autobusin e ekipit serb është sqaruar gjatë një takimi që kreu i Policisë së shtetit ka pasur me presidentin e Federatës Serbe dhe asaj Shqiptare të Futbollit.

Vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako, në një intervistë për Report Tv, është shprehur se ky incident nuk mund të prishë organizimin e ndeshjes, pasi gjithçka është sqaruar me kreun e Federatës Serbe.

“Pata takim me Dukën dhe Presidentin e federatës së futbollit serbe, Karadziç, biseduam dhe u qartësuam, u kërkuam ndjesë dhe i siguruam për të gjitha masat që Policia e Shtetit ka marrë për të siguruar ekipin serb dhe atë shqiptar”, u shpreh Cako.

Cako ka thënë se policia ka marrë të gjitha masat për garantimin e mbarëvajtjes së takimit dhe “në momentin që konstatohet një veprim që bie ndesh me normat e sportit, do reagohet menjëherë dhe do të bëhet subjekt shoqërimi duke iu nënshtruar procedurave, qoftë edhe penale.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat