Përkujtohet Mbreti Zog në ditën e lindjes/Basha: Sakrifica dhe vepra për Kombin nuk vdesin kurrë

Shqipëria

Përkujtohet Mbreti Zog në ditën e lindjes/Basha: Sakrifica dhe vepra për Kombin nuk vdesin kurrë

Nga: Gjergj Koja Më: 8 tetor 2015 Në ora: 16:05

Përkujtohet në ditën e lindjes Mbreti Zog. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Princi Leka drejtues të Partisë Lëvizja e Legalitetit e qytetarë janë perulur me nderim përpara varrit të Mbretit Zog. Në mesazhin e tij, Basha ka theksuar se ky është një rast për të vlerësuar se sakrifica dhe vepra për kombin nuk vdes kurrë.

“Përkujtimi sot i ditëlindjes së lartëmadhërisë së tij, Mbretit Zog është një rast fatlum për të kujtuar se sakrifica dhe vepra për kombin nuk vdes kurrë, nuk shuhet kurrë, e nuk zhbëhet, as nga intrigat e vogla, as nga persekutimet e mëdha, si ato dhjetëra vjeçare që mbarti mbi shpinë Mbreti i Shqiptarëve Zogu i Parë dhe familja e tij, nga regjimi komunist. Mbreti Zog ka hyrë në historinë tonë kombëtare dhe në historinë botërore si reformatori i madh, njeriu që hodhi themelet e shtetit shqiptar e që qëndroi me një kurajo të madhe para tallazeve të kohrave më të vështira të shekullit XX-të, të tallazeve të fashizmit dhe të komunizmit. E bëri këtë sepse në shpirtin e tij vlonte pasioni i pashuar për ti shërbyer trojeve arbërore, shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ndaj përkulem sot me nderimin më të madh para Mbretit Zog dhe veprës së tij të pashueshme! . Nderim përjetë Zogut të Parë, Mbretit të Shqiptarëve!”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat