Meta takim kokë më kokë me Idrizin në një restorant

Shqipëria

Meta takim kokë më kokë me Idrizin në një restorant

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:37

Kryeparlamentari Ilir Meta dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, po zhvillojnë sot një tjetër takim. Dy kryetarët e partive u takuan pas seancës plenare në një restorant të Tiranës, ku ndodhen në një takim jozyrtar për rreth 30 minuta.

Takimi ishte i paparalajmëruar dhe nuk dihet për çfarë po bisedon kreu i LSI-së, me atë të PDIU-së.

Ky takim vjen një ditë pas PDIU-ja u përfshi në qeverinë Rama-Meta, vendim i cili u mor ditën e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat