Qeveria e Tsipras merr votëbesimin, grupi i parë i reformave në 15 tetor

Shqipëria

Qeveria e Tsipras merr votëbesimin, grupi i parë i reformave në 15 tetor

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:26

Qeveria e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, fitoi qetësisht votëbesimin e parlamentit në orët e para të së enjtes, për të nisur me pas menjëherë miratimin e ligjeve të reformës kyçe, para se Athina ti nënshtrohet rishikimit të parë thelbësor nga ndërkombëtarët.

Greqia ka premtuar zbatimin e programit të ndihmës së tretë të shpëtimit, të rënë dakord me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar në gusht të këtij viti, në këmbim të 86 miliardë eurove.

Athina kërkon që faza e parë e rishqyrtimit të përfundojë shpejt, në mënyre që të nisë bisedimet për lehtësimin e borxhit para përfundimit të vitit.

Kryeministri, Aleksis Tsipras, u shpreh optimist sa i përket gjendjes ekonomike, duke thënë se brenda katër viteve Greqia do të dalë nga kriza dhe do ti kthehet rritjes ekonomike.

Por a do ta mbështesë parlamenti kreun e Sirizas në miratimin e reformave, ku përfshihen rritja e taksave dhe shkurtimet e pensioneve?

“Ne e dimë që do të përballemi me vendime të vështira dhe kundërshti, por unë jam absolutisht i sigurt që do të kemi sukses. Shumë shpejt do të kalojmë pengesën e shqyrtimit të parë dhe më pas do të përfundojmë edhe çështje të mëdha siç ështe rikapitalizimi i bankave. Do të vijojmë me një ritëm të matur për të ndryshuar Greqinë.

Kurse lideri i partisë opozitare Demokracia e Re,Vangelis Meimarakis, mendon ndryshe:

“Ju jeni ai që i dhatë jetë idesë të tmerrshme për një dalje të Greqisë nga zona euro me eksperimentet tuaja kriminale për të shantazhuar Bashkimin Europian. E vërteta është se, fatkeqësisht, ne jemi përballë shumë rrisqeve të krijuara nga administrata juaj e parë.

Popullin grek e pret një dimër shumë i ashpër, ndoshta më i ashpri deri tani”.

Grupi i parë me 48 reforma do të votohet me 15 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat