Tensionohet seanca plenare, deputetët e PD rrethojnë Kryeministrin në foltore/Rama: Jeni të pafytyrë

Shqipëria

Tensionohet seanca plenare, deputetët e PD rrethojnë Kryeministrin në foltore/Rama: Jeni të pafytyrë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 13:21

Nuk ka zgjatur shumë Fair Play i nisur mes Kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij në postin qeveritar Sali Berisha. Seanca është tensionuar gjatë fjalës që Kryeministri Rama mbante në Kuvend, ndërsa deputetët e PD-së janë ngritur në foltore duke detyruar Kryeparlamentarin Ilir Meta të ndërpresë seancën. Shkak i tensioneve u bënë etiketimet që Rama i bëri opozitës, të cilën e quajti të pafytyrë. Rama tha se PD është përgjegjëse për aferën e CEZ, ndërsa tani bën akuzatorin. “Të jesh në pozitën time e të shohësh cfarë shoh unë nuk je se po të jesh do të thuash si ka mundësi. Që ju jeni thellësisht të pafytyrë është konstatim nuk është ofendim dhe lërjani popullit shqiptar ta verifikojë”, iu drejtua Rama deputetëve të PD-së.
Por akuzat e Ramës nuk janë gëlltitur lehtë nga deputetët e PD-së, vecanërisht nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili ka ndërhyrë disa herë duke replikuar me Ramën, deri në momentin që ligjvënësit demokratë janë ngritur në foltoren e Kuvendit, atje ku Rama vijonte të mbante fjalimin.

Batutat

Rama: Jozefinë, qeshu, por nuk je më në moshën ku rinia është e jotja.
Topalli: Vazhdo, fol, se atë punë ke.
Rama: Ku t’i gjenin konsulentët këta, këta kishin Dollapin atje. Dhe u shndërrua në Dollap të kryeministrit. U bënë dy 21 janar, për të cilët duhet të mbash përgjegjësi. Ky është fundi i botës, siç thotë një miku im deputet nga Vlora.
Rama: Kjo nuk është Republikë bananesh. Ta nxisim prokurorinë që në hetim të thërrasë hetues ndërkombëtarë, qoftë edhe nga FBI.
Noka: Ke të drejtë, nuk është republikë bananesh, por republikë hashashi. Ku i ke turkoshakët?
Strazimiri: Po ti je parizien ore...
Edi Rama: Pse kryeministri i kohës nuk çeli menjëherë hetimin për CEZ? Rritja e çmimit të energjisë, duke urdhëruar ERE, është një tjetër çështjë për hetimin. Abuzuesit e djeshëm, janë sot akuzatorët kryesorë. Në zyrën ku jam unë sot dhe ky ishte dje paraardhësi im, janë bërë abuzimet më të mëdha, favore dhe pazare.
Berisha: Ti je aksident. Po, po, je aksident.
Rama: Për kontratën e CEZ janë bërë favore. Dhe lista e të favorizuarve është nga këshilltarja e paraardhësit, ministra dhe drejtuesi i ERE, Ky i fundit u shndërrua në zëdhënës të orekseve politike dhe financiare të pushtetit të djeshëm, marrëdhënie e ndërtuar në kurriz të këtij populli. Kjo nuk mund të vazhdonte gjatë dhe erdhi dita që të dilte jashtë kontrollit se çfarë kërkonte njëra palë s’e kërkonte tjetra. Vetëm kjo që nuk ka lidhje me demokracitë funksionale, por me ato sulltanatet dumbabiste.
Rama: Këta i bien fyellit për ditë se mund të fitonim në arbitrazh, por nuk bënë asnjë padi. Duke harruar se kompania e përzënë me dhunë, do të shkonte në arbitrazh. Shkuan ata dhe paditën Shqipërinë dhe nga ana e autoriteteve shqiptare nuk u mor asnjë veprim nga asnjë institucion. Kjo dëmtoi rënë të drejtat tona ekonomike në këtë proces. Gjatë periudhës pas heqjes së licencës, nuk bënë asgjë për të mbledhur dhe evidentuar dokumentet, këta dhe letrat e shtetit janë dy epoka që s’kanë lidhje me njëri tjetrin. i pamë dokumentet e kryeministrisë me dosje që kalbeshin më katin e parë në shoqërinë e sekteve që këta bashkëjetonin. Nuk bëtë asnjë përpjekje për në arbitrazh. Studio ligjore argumenton se pretendimet e palës shqiptare bëhen të vështira për tu vërtetuar në arbitrazh. Shikoni se çthotë avokati dhe kjo do të thotë se jeni të pafytyrë. Jeni të pafytyrë.
Flamur Noka: Ca thotë ky mo?
Topalli: Nxirre përjashta për thyerje të etikës.
Replika me Flamur Nokën
"E di si është puna të gjitë në këtë sallë, jemi në një moshë që mbajm përgjegjësi për fytyrën që kemi. Dhe për pafatytyrësinë tuaj nuk mund të mbaj ërgjegjësi unë, kshu që. Po të vihesh në pozitën time dhe të shohëhs ca shoh unë, do thuash cjanë këta që shoh unë. Do më japësh të drejtë. Që ju jeni thllësisht të pafytyrë është konstatim, nuk është ofendim"…. Kjo ka qënë arsyeja e acarimit të situatës deri në ndërprejen e seancës nga kreu i kuvendit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat