Batutat në Kuvend/Berisha e Rama së bashku në foltore, salla plas në të qeshura (Foto)

Shqipëria

Batutat në Kuvend/Berisha e Rama së bashku në foltore, salla plas në të qeshura (Foto)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 12:32

Fair Play mund të quhet ajo cka ndodhi në seancën parlamentare të së enjtes, kur Kryeministri Edi Rama dhe ish-Kryeministri Sali Berisha qëndruan bashkarisht në folroren e Kuvendit, madje duke shkëmbyer edhe batuta mes tyre. Ish-Kreu i Qeverisë, deputeti i PD-së Sali Berisha, ka marrë fjalën në Kuvend për replikë me ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri, por njëkohësisht drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i ka dhënë fjalën e Kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit i la vendin Berishës, ndërsa qëndroi në krah të tij për rreth 3 minuta, madje edhe duke zgjatur kokën dhe duke bërë saktësime mbi dokumentin që Berisha po lexonte mbi cështjen CEZ. Ish-Kryeministri i referohej raportit të BDO, kompani ndërkombëtare audituese, ndërsa Rama ndërhynte duke i thënë se fjalët nuk po i lexonte sic duhej, po i shtonte apo po i hiqte. Reagimi i Ramës bëri që Berisha t’I drejtohej sallës për të parë dokumentin, ndërsa deputetët dhe vetë Kryeministri shpërthyen në të qeshura.

Batutat

Rama: Ku e ke këtë që the, kjo nuk është në raportin që po lexon?

Berisha: Unë e di që ty s’të mbajnë nervat, të lëshojnë shpesh, sidomos për këtë cështje

Rama: Po po, por lexoje tamam, nuk e ke këtë që thua në raport, ca i shton ca i heq.
Berisha: Po i jap përgjigje avokatit të CEZ, që mbajti këtu fjalimin një orë duke mos i thënë të vërtetat shqiptarëve, por foli si avokat i CEZ.

Berisha: Nuk është këtu, si nuk është këtu? Hajde këtu. Ska gjë kështu e ka ky (për kryeministrin Rama). Ky zotëria që rri këtu në këmbë, i cili në kulisa me Stefan Fule e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes kombëtar e publik për kompaninë CEZ. Ishte zotuar se do të votonte marrëveshjen. Ti duhet të jesh në bankën e të akuzuarve sot.

Meta: Ju lutem zoti Berisha të respektoni kohën, përndryshe do të ndërmarr pushim.

Rama: Kthehu këtu, se nuk është këtu ajo që thua Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fule dhe të tjerët janë të përfshirë në lloj-lloj aferash. Kopac quheshin ato komçat e palltove ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë. Ai thuhet Kopaç dhe jo Kopac. Megjithatë tani mos më ndërprit se më more dhe kohën. Më lejoni të them dhe unë disa gjëra. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. Ishin porosi për qeverinë e tij. Po kujt ia thoshte, neve apo qeverisë tënde? Po para se t’i dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat