Dritan Hila: Ballist Morina, shqiptar tipik, s’ka bukë të hajë por ka fuoristradë dhe kobure

Shqipëria

Dritan Hila: Ballist Morina, shqiptar tipik, s’ka bukë të hajë por ka fuoristradë dhe kobure

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 11:24

Dritan Hila, i është bashkuar debatit të nisur pas arrestimit të Ismail Morina, i njohur si BallistMorina, ndërsa e quan atë njeri primitive dhe të pacivilizuar. Sipas tij, Morina është shqiptar tipik, që s’ka bukë të hajë, por fuoristradë dhe kobure po.

“Ballist ziun e paskan kapur me pistoleta në fuoristradën e tij. Tipike shqiptare. Nuk ka bukë ti hedhë stomakut dhe naftë makinës, por fuoristradë dhe kobure ka. Tashti le ta shohim me sytë e nje të huaji. Një i palarë, i paqethur, që vjen verdallë me kobure në makinë, hypur në një fuoristrade, është portreti tipik i kaçakut ballkanas të luftrave në ish- Jugosllavi. Është i njëjti bandit i shekullit të 19-të, 18-të, 17-të e kështu me rradhë, vetëm se ka makinë në vend të kalit.

Është njësoj i palarë, njësoj injorant, njësoj me fetishin e armës. Civilizimi nuk ka bërë punë tek ai. Këta na bëjnë të dukemi si rezervat i primitivitetit. Kujt i vjen për të vjellë nga gjithë kjo histori, i uroj një të enjte të këndshme, një ndjekje të ndeshjes normale, sido që të jetë rezultati.

Në rastin më të mirë do të shkojmë në France, ku me siguri 100% do të eleminohemi që në grup.

Ju ka ndodhur të gjithë kombeve të Evropës para nesh të luajne në Kampionat Europian, dhe nuk
ka asnjeë lavdi apo turp nëse kualifikohemi apo jo. E minutes së fundit: "Ballisti nuk di ta nisë pistoletën". Sapo e tha Shakohoxha. i madh Shakohoxha”, shkruan Hila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat