Ndryshimet në Qeveri/Petrit Vasili: Perormanca dhe mbajtja e ritmit të reformave, prioritet për LSI

Shqipëria

Ndryshimet në Qeveri/Petrit Vasili: Perormanca dhe mbajtja e ritmit të reformave, prioritet për LSI

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 11:11

Performanca dhe mbajtja e reformave në ritmin e duhur janë aryset, që sipas Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, që aleati kryesor i socialistëve në qeverisje kërkon ndryshime në kabinetin qeveritar. Në nisje të seancës parlamentare, Vasili ka shprehur mbështetjen për Qeverinë, ndërsa shtoi se është në tagrin e Kryeministrit për të vlerësuar performacën e cdo ministri.

“Cështja e personalizimit me emra për LSI nuk është prioritare. Prioritet është performance dhe mbajtja e ritmit të reformave”, thekson Vasili. Ndërkohë deputeti i LSI ka bërë një koment edhe për ndeshjen që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku Vasili do të jetë i pranishëm. “Për herë të parë në një ndeshje futbolli rezultati nuk duhet konsideruar si primar.

E rëndësishme është të fitojë qytetaria dhe të tregohen vlerat europiane. Fituesi më i madh do të jenë qytetaria dhe sjellja europiane”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat