Goditi me gur autobuzin e kombëtares serbe, shpallet në kërkim policer 14 vjecari

Shqipëria

Goditi me gur autobuzin e kombëtares serbe, shpallet në kërkim policer 14 vjecari

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:28

Policia e Shtetit thotë se ka identifikuar 14 vjecarin që goditi me gur autobuzin e lojtarëve serbë, ndërsa ata po transportoheshin nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt hotelit, ku kaluan natën. Burime policore bënë të ditur se 14 vjecari me inicialet M.Q është shpallur në kërkim.

Incidenti ndodhi pasditen e djeshme në momentin kur autobusi i kombëtares serbe po transportonte ekipin nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit ku do të akomodohesin. “Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vëne re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte nje plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur ne nje distance te larget me gure “deklaroi policia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat