Rama takon 60 studentë të ekselencës serbe: Rënia e kufijve mes Serbisë dhe Shqipërisë, domethënie për të gjithë

Shqipëria

Rama takon 60 studentë të ekselencës serbe: Rënia e kufijve mes Serbisë dhe Shqipërisë, domethënie për të gjithë

Nga: Gjergj Koja Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:14

Rënia e kufinjve mes Serbisë dhe Shqipërisë është një domethënie për të gjithë dhe veçanërisht për Ballkanin. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në hollin e Kryeministrisë me 60 studentëve të ekselencës serbe, të cilët do të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”. “Just play, have fun, enjoy the game”. Shprehja e njohur e basketbollistit Michael Jordan duhet tu vlejë sot të gjithë atyre që do të shkojnë në stadium”, tha Rama, duke mos e fshehur që është një ndeshje me emocione shumë të forta. Rama nënvizoi nevojën e fqinjësi me përfitime të mëdha reciproke për njëri tjetrin. Gjithashtu u shpreh i keqardhur për incidentin duke deklaruar se ishte një fëmijë 14- 15 vjeçar i cili qëlloi me gur autobusin
“Ky takimi i parë në histori mes njerëzve të zakonshëm të dy vendeve tona. S’jemi më armiq, përkundrazi. Në fushën e futbollit jemi kundërshtarë në fushën e gjërë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq. Më vjen shumë keq që dje një djalë 14- 15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë. Prandaj na duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për edukimin për njohjen e vlerave të bashkjetesës ashtu sic na e kanë mësuar ne të parët tanë jua kanë mënsuar edhe juve.Uroj shumë që gjithë ky udhëtim historic të përfundoi sic filloi. Uroj që ndeshja pavarsisht rezultatit arsye për të pasur më shumë dëshirë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për ti parë sukseset si të përbashshkët. Kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, e juaja, mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, i frymës së urretjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenarete tjetër.”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh i sigurtë për vazhdimin e projektit me studentët duke i uruar t’ia kalojnë mirë në Tiranë dhe kur të kthehen në Serbi të flasin mirë për Shqipërinë. “Shqipëria është një vend ku është vështirë të vish për herë të parë, por kush vjen do gjithmonë të rikthehet. Jam i sigurt që ju do mendoni të riktheheni. Ministri do thotë është me rëndësi që Serbia të fitojë, por më e rëndësishme është që të fitojë qytetërimi. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitojë tradita e mikpritjes jo vetëm për mikun por edhe për kundërshtarin. Në kodet tona më të vjetra ka një sërë porosish për mënyrën se si duhet trajtuar me respekt edhe armiku, për më tepër që ne s’jemi më armiq, përkundrazi në fushën e futbollit jemi kundërshtarë, ndërsa në fushën e gjerë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq përditë e më të mirë”, deklaroi Rama
Në fjalën e tij në këtë takim, kryeministri Rama e vuri theksin tek rëndësia e mesazhit që duhet të përcjellë kjo ndeshje e që sipas tij duhet të jetë “Ballkani i transformuar”. "Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë për Ballkanin atë që Franca dhe Gjermania bënë për Evropën. Në 10 vitet e ardhshme popujt tanë do të shohin të mirat e mëdha të këtij transformimi mes nesh. Ballkanin e duam evropian dhe rrënjësisht të transformuar"-tha Rama. Në kuadër të bashkëpunimit të ri që ka nisur mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka vijuar ai, “në 10 vitet e ardhshme popujt tanë do të shohin të mirat e mëdha të këtij transformimi mes nesh”.

Lindita Nikolla

Ministra e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se të rinjtë serbë dhe ata shqiptarë janë bërë pjesë e një procesi ndryshimi. “Po, ju ia keni dalë të jeni pjesë e historisë shumë të bukur të 50 familjeve shqiptare. Kam marrë mesazhe, foto nga prindërit e studentëve shqiptarë duke e përcjellë si histori të bukur të familjeve tuaja. Kam qenë kurioze të di se çfarë kemi biseduar, çfarë gatimi special kanë gatuar për ju…U bëtë pjesë e një procesi ndryshimi, që përmes historive të kësaj vizite do kuptohet sa të rëndësishme janë urat e komunikimit”.
Vizita e studentëve do të jetë triditore dhe është e organizuar nga Ministritë e Arsimit të të dy vendeve. Nxënësit dhe studentët do të vizitojnë Shqipërinë si pjesë e marrëveshjes mes Beogradit dhe Tiranës për krijimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, që u njoftua në gusht nga kryeministrat respektivë, Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat