Shpërthen Pandeli Majko: Horrat dhe maskarenjtë po bëjnë namin

Shqipëria

Shpërthen Pandeli Majko: Horrat dhe maskarenjtë po bëjnë namin

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 09:09

Deputeti Pandeli Majko ka qenë shumë i ashpër gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ligjeve.

Ai ka thënë se maskarenjtë dhe horrat janë duke bërë naming me kontrabandën e ilaçeve dhe naftës.

Ai tha se ata meritojnë vetëm burgun.

Jo, kontrabandisti nuk është qytetar.

Kontrabandisti është një maskara që meriton vetëm burgun.

Neni 179/b, thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoritete doganore, ku janë qytetarët këtu?

Janë ca maskarenj që punojnë në Doganë dhe bëjnë pelivanllëqe.

Neni 179/C, largimi i mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet, ku janë qytetarët këtu?!

Vazhdojmë kontrabanda e pilotit, kapitenit apo ekuipazhit.

Këta janë ca horra që vendin e kanë vetëm në burg se po u vure gjobën, shkojnë dhe paguajnë gjykatësin nën dorë…

Neni 284/d, prodhimi dhe tregtimi i barnave mjekësore të falsifikuara apo të rrezikshme për jetën dhe shëndetin.

Është bërë një debat në Komisionin e Shëndetësisë për këtë histori, ne sjellim ndryshime që t’i fusim në burg këta se po bëhet nami me barnat”, u shpreh Majko, raporton Panorama.

Deputeti i PS-së tha më tej se nami po bëhet dhe me cilësinë e naftës.

Këtu u krijua atmosfera sikur do të bëhet nami, dhe do të bjerë mbi qytetarët…

Neni 288/b, tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve të djegshme në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë.

Pyet të gjithë shoferët e Shqipërisë për naftën që përdoret në vendin tonë, po bëhet nami”, deklaroi Majko.

Shqetësimi i opozitës dhe i joni është që me qytetarin e thjeshtë që mban veten dhe shtëpinë e vet me një biznes të ligjshëm, normal që karshi tij do të jemi më tolerantë. Por jo me kontrabandistin që fut ilaçe, që kontrabandon naftën, apo që ka mendje të bëjë kontrabandë”, vijoi më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat