Sherr në grupin e PD-së, Ruli-Bashës: Mos mbro kë na sulmon

Shqipëria

Sherr në grupin e PD-së, Ruli-Bashës: Mos mbro kë na sulmon

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 08:26

Pas kryesisë edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike është përfshirë dje nga debatet e brendshme. Shkak është bërë sulmi i ditëve të fundit, që disa krerë lokalë po u bëjnë deputetëve dhe ish-ministrave demokratë për mos angazhim në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.


Një pjesë e deputetëve shprehën shqetësimin e tyre për sulmin që po u bëjnë krerët e degëve, deputetëve, të cilët i kanë fajësuar për humbjen e thellë në zgjedhjet e fundit lokale. Pikërisht gjatë mbledhjes së djeshme me dyer të mbyllura, disa deputetë kërkuan penalitete për kryetarët e degëve humbëse, por kryetari Lulzim Basha mësohet të ketë kërkuar më parë një analizë të hollësishme në çdo degë. Genc Ruli, Arben Imami dhe Majlinda Bregu kanë ngritur zërin kundër kritikave të drejtuesve lokalë, të cilët kanë akuzuar ish-ministrat se nuk u angazhuan ashtu siç duhet në fushatën elektorale të 21 qershorit.


Burime brenda mbledhjes bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se deputeti Genc Ruli ka mbajtur peshën e fortë të debatit për këtë çështje, pas të cilit ai është nervozuar duke braktisur mbledhjen, për shkak të termave të butë të kryedemokratit Basha lidhur me shkarkimin e kryetarëve të degëve. Ruli nuk ishte dakord me relativizimin që kryetari Basha po i bënte përgjegjësisë së kryetarëve të degëve të PD-së në rrethe për humbjen e 21 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat