Policia në Elbasan nis patrullimin nga ajri

Shqipëria

Policia në Elbasan nis patrullimin nga ajri

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:37

Prej orës 08:00 të mëngjesit të 7 tetorit policia ka kaluar në gatishmëri të përforcuar. Janë mbi 2 mijë e 300 forca policie të angazhuara kryesisht në Tiranë dhe Elbasan, ndërkohë që do të jenë të gjitha mjetet dhe infrastruktura në dispozicion.

E gjithë struktura e FNSH, RENEA dhe Njësia Antiterror është angazhuar në gatishmëri të plotë që nga sot, për të parandaluar çdo kërcënim të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, në mbështetje të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, si dhe në gatishmëri për të ndërhyrë kudo që do të evidentohet një cenim real i rendit dhe sigurisë publike.

”Mësohet se ka nisur patrullimi nga ajri në Elbasan në zonën përreth stadiumit ‘Elbasan Arena’ dhe në rrugën . Tiranë-Elbasan. Patrullimi do të vazhdojë deri në përfundim të ndeshjes dhe me largimin e ekipeve

“E gjithë struktura e FNSH, RENEA dhe Njësia Antiterror është angazhuar në gatishmëri të plotë që nga sot, për të parandaluar çdo kërcënim të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, në mbështetje të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, si dhe në gatishmëri për të ndërhyrë kudo q ë do të evidentohet një cenim real i rendit dhe sigurisë publike.

”Mesditën e sotme Grupi i Drejtimit për kontrollin dhe menaxhimin e masave që do zbatohen në terren me rastin e ndeshjes së futbollit Shqipëri -Serbi, është rimbledhur për të detajuar çdo masë e çdo informacion hap pas hapi me qëllim garantimin e rendit e sigurisë publike jo vetëm në Elbasan e Tiranë por në të gjithë territorin.

Policia kërkoi të nënvizonte se masat nuk janë kundër tifozëve

“Tifozët nuk janë armiqtë e policisë por janë partnere të saj për te garantuar rendin e sigurisë” thuhet në njoftim të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat