Rama-ministrave: Mos u përfshini në debatet e partive, shikoni punën tuaj

Shqipëria

Rama-ministrave: Mos u përfshini në debatet e partive, shikoni punën tuaj

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:35

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga ministrat që të mos përfshihen në debatet mes partive për cështje të ndryshme.

“Partitë kanë punën e tyre, qeveria të shohë punën e saj”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e përjavshme të Qeverisë. Burimet shprehen se Kreu i Qeverisë ka kërkuar nga anëtarët e saj, që me përjashtim të debatit parlamentar cdo ditë të enjte, ministrat të mos përfshihen në debatet që zhvillohen mes partive politike. Duket se kritika e Ramës i drejtohej Nasip Nacos, ministrit të Drejtësisë, që një ditë më parë u bë pjesë e debateve në distancë mes PS dhe LSI përsa i takon ndryshimeve qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat