Basha komenton takimet Rama-Meta: I bëjnë për të mbyllur aferën me CEZ. Hetimit deri në fund për cdo zyrtar të implikuar

Shqipëria

Basha komenton takimet Rama-Meta: I bëjnë për të mbyllur aferën me CEZ. Hetimit deri në fund për cdo zyrtar të implikuar

Nga: Gjergj Koja Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:58

Partia Demokratike është e gatshme të vërë në shërbim të hetimit cdo zyrtar të saj në lidhje me zbardhjen deri në fund të aferës në cështjen e CEZ-it. Kjo u deklarua nga Kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Basha akuzoi Kryeministrin Rama dhe Kreun e Kuvendit Meta se me shtrëngimin e duarve kujtojnë se kanë mbyllur cështjen me korrupsionin më të madh, duke e bërë këtë qeverisje të kalbëzuar.
“Gabojnë ata që mendojnë se meqë u shtrënguan duart mes tyre, e vërteta për aferën e CEZ u varros. Nuk kanë në dorë të mbyllin skandalin. Kemi paraqitur projektligjin, për skandalin e CEZ. Javën e kaluar shumica e kartonave refuzoi futjen e projektligjit në rend të ditës me proceduar të shkurtuar. Si nismëtare, PD ofrohet me gjithë zyrtarët e saj si subjekt e hetimit kurdo që të jetë nevoja. Kjo është sfida që u hedhim kundërshtarëve tanë. Pranoni hetimin ndërkombëtar për skandalin më të madh. i ftoj deputetët socialistë t’i bashkohen nismës tonë. Urojmë që Meta nuk do bëjë lojën e gjysma-gjelit, por do votojë në mënyrë unanime hetimin”, tha Basha.
Duke komentuar takimet e fundit të dy aleatëve në qeverisje, Basha i konsideron këto lëvizje, përpjekje për të fshehur të vërtetën rreth këtij korrupsioni. Basha ripërsëriti qëndrimin se PD nuk do të bëjë ansjë pazar politik dhe do të kërkojë drejtësi për këtë cështje, pasi PD i qëndron besnik intersave të qytetarëve.
“Derisa ata janë çifti i qeverisjes në do të jemi para tyre për të kërkuar llogari dhe transparencë deri sa t’i largojmë si bashkëfajtor. Në gjithë botën e lirë, zyrtarët e lartë, ligji dhe institucionet zyrtare inkurajojnë bashkëpunimin për drejtësinë. Vetëm këta pushtetarët tanë kanë shqetësimin mos po na flet Kastrioti. Kujt nuk i djeg miza s’ka arsye për t’u shqetësuar pse dikush është penduar dhe po bashkëpunon me drejtësinë”, u shpreh lideri i opozitës.
Për Bashën, dekriminalizmi është çështja më themelore me të cilën kushtëzohet edhe procesi integrues i vendit. Për këtë arsye kërkoi që të miratohet sa më parë ligji që pastron parlamentin dhe institucionet publike nga kriminelët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat