Mbërritja e kombëtares serbe, policia në gadishmëri/Bllokohen disa akse rrugore, nuk lejohet parkimi i automjeteve

Shqipëria

Mbërritja e kombëtares serbe, policia në gadishmëri/Bllokohen disa akse rrugore, nuk lejohet parkimi i automjeteve

Nga: Gjergj Koja Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:29

Mbërritja e kombëtares serbe të futbollit në Tiranë do të shoqërohet me masa të larta sigurie. Një pjesë e segmenteve rrugore do të jenë të bllokuara, përfshi këtu edhe një pjesë të autostratës Tiranë-Durrës, segmenti nga aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza deri në hyrje të Tiranës. Disa rrugë dytësore si dhe segmenti i bulevardit dhe qëndra e kryeqytetit ku do të kalojë autobuzi do të bllokohen nga ora 17.00 deri ne orën 20.00 pasi do të kontrollohen më parë për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Avioni i kombëtares serbe mbërrin në Rinas në orën 18.00 të së mërkurës, ndërsa kombëtarja serbe do të akomodohet në Hotel Sheraton.
Pranë hotelit nuk do të lejohet parkimi i asnjë automjeti si dhe nuk do të lejohet të kalojë asnjë këmbësor. Për sigurinë e kombëtares serbe krahas policisë do të angazhohet edhe garda e republikës si dhe në gatishmëri do të jenë edhe forcat speciale të FNSH-së dhe RENEAS.
Eskortimi i kombëtares serbe do të bëhet nga një numër i lartë efektivësh ndërsa ditën e enjte pas orës 12:oo do të bllokohen segmentet drejt qytetetit të Elbasanit përfshirë tunelin e Krrabës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat