Nuk iu bind forcave të rendit/Ndalohet Leonard Koka, vëllai i ministrit të LSI

Shqipëria

Nuk iu bind forcave të rendit/Ndalohet Leonard Koka, vëllai i ministrit të LSI

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:25

Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka, u ndalua nga policia e Durrësit. Sipas një njoftimi zyrtar, Koka u ndalua pasi nuk iu bind forcave të rendit për të ndaluar dhe për të kontrolluar mjetin e tij.
“Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: Leonard Koka 49 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.10.2015 në lagjen Nr.1 në Durrës gjatë kryerjes veprimeve të punonjësve të policisë për kontrollin e mjetit të tij tip Benz me targa AA 911 LB është larguar duke marrë mjetin dhe nuk i është bindur thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar” thuhet në komunikatën e policisë. Koka është një personazh i njohur në jetën politike të vendit, megjithëse ai nuk ka qenë aktiv në politikë. Leonard Koka është përfolur si negociatori i darkës së famshme mes Ilir Metës dhe Edi Ramës në Gjirin e Lalzit, pas të cilës drejtuesit e dy partive të majta vendosën të përfshihen në një koalicion për zgjedhjet parlamentare të 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat