Tenderi për godinën e rë të OSHEE/Strazimiri Kryehajduti Cela do të përgjigjet deri më një. Nuk mund të tallet me paratë e gjakut të shqiptarëve

Shqipëria

Tenderi për godinën e rë të OSHEE/Strazimiri Kryehajduti Cela do të përgjigjet deri më një. Nuk mund të tallet me paratë e gjakut të shqiptarëve

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:16

Partia Demokratike vijon të denoncojë tenderin për ndërtimin e godinës së re të OSHEE. Deputeti Genti Strazimiri deklaroi se ryehajduti i OSHEE, Adrian Çela dhe banda e tij që tallet me paratë e gjakut të shqiptarëve, do të mbajë përgjegjësi deri më një.
“Partia Demokratike ka denoncuar terrorin dhe padrejtësinë që ka shoqëruar të ashtuquajturën fushatë për të mbledhur paratë e humbura të OSHE. Pergjigja ishte e njëjta “paratë do të shkojnë për investime në rrjet, përmirësimin e furnizimit…” etj. Tani u mësua pse OSHEE torturoi mijëra familje, futi në burg kryefamiljarë, burra e gra, la në errësirë invalidë, të sëmurë e të porsalindur dhe u mori jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit dhe Arif Dodës. Këto akte çnjerëzore shërbyen në fakt për të mbledhur miliarda lekë qe te shperblehej miku, ortaku e klienti i Edi Ramës, ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel. Paratë e gjakut të marra me kërbaç, kryehajduti dhe OSHEE, nuk i paska dashur për interesa publike aspak. Por për të ndarë tortën e majme për Carapulët, sic Partia Demokratike e kishte paralajmeruar. i gjithë ky abuzim është kryer me paramendim, sepse kemi një fitues të paracaktuar. Kur Partia Demokratike denoncoi me 11 shtator tenderin, kasneci i Ramës reagoi dhe shprehu habi të madhe, se “nga e di opozita se kush i merr paratë pa u shpallur fituesi”. Po ja që fituesi u shpall, dhe u shpall ai që ishte paracaktuar, miku, ortaku, ndërtuesi i Ramës. Me ofertën më të lartë. 500 mijë euro me shumë se ofertuesi i dytë”, tha Strazimiri. Sipas tij, kjo ndodh sepse nuk ka me garë dhe shqyrtim ofertash.
“Tenderat i drejton Edi Rama, i menaxhon Edi Rama, i ndan Edi Rama me miqtë e tij. Ky është kriteri, ky është urdhëri. Ky është vetëm një nga rastet kur Carapuli i Ramës ka nxjerrë paratë e “pajës” që dha për kryeministrin kur i bëri sarajet luksoze në Surrel. Korrupsion skandaloz, zhvatje e mynxyrshme e parave të shqiptarëve, para që kryehajduti i OSHEE i mblodhi me dhunë, me burg, me ndëshkime kolektive, me marrje jete”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat