Vazhdon tensioni, PS sulmon ministrin e LSI

Shqipëria

Vazhdon tensioni, PS sulmon ministrin e LSI

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:53

Edhe pse ishte menduar se marrëdhëniet mes PS dhe LSI janë normalizuar pas një takimi mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, duket se tensioni vazhdon, këtë herë në lidhje me ndryshimet e mundshme në qeveri.

Sipas gazetës Shqip, kryetari i LSI, Ilir Meta, ka porositur deputetët që të shmangin sa më shumë përplasjet në bazë.

Por tensioni ndjehet dhe duket se ka zbritur edhe në Kuvend.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, që iu bashkua deklaratës së shefit të partisë për ndryshime në qeveri, u kritikua gjatë mbledhje së Komisionit të Ligjeve, ku paraqiti disa ndryshime në ligjin për të burgosurit dhe të paraburgosurit.

Deputetja Vasilika Hysi tha se nisma nuk vjen si paketë me ndryshimet e tjera kur preket Kodi Penal apo Kodi i Procedurës Penale.

Kurse Naço tha “ne nuk kemi bërë shpikje, por i jemi referuar modelit italian”.

“Në Shqipëri nuk ka organizata mafioze, por kemi vrasje që janë shqetësuese. Tani filozofi mund të bëjmë, ligjin e keni para, personalisht nuk kam për t’i hequr asnjë presje”.

Kritikat vazhduan nga deputeti tjetër i PS, Ulsi Manja.

Për të ulur tonet ndërhyri i zakonshmi Pandeli Majko.

“Pyetjet pezhorative mund të krijojnë edhe keqkuptime. Këtu ka dy palë që janë të interesuara që ligji të dalë sa më mirë. Kjo duhet parë jo me ndjenjën që ne nuk mund t’i ndryshojmë asnjë presje projektligjit, se atëherë kot që flasim”, tha Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat