Analiza e PD/Moisi Meminaj shpërthen në akuza: Të verbuarit nga ethet, pijanecët e derbederët ti hapin sytë

Shqipëria

Analiza e PD/Moisi Meminaj shpërthen në akuza: Të verbuarit nga ethet, pijanecët e derbederët ti hapin sytë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:06

Pas raport analizës së paraqitur në Kryesinë e Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, shpërthejnë në akuza drejtuesit e degëve të partisëmë të madhe opozitare. Moisi Meminaj, Kreu i degës së PD-së në Vlorë, ka reaguar ashpër ndaj raportit të hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe ai Organizativ Enno Bozdo.
“Të gjithë bla-blat, të verbuarit nga ethet për karrige, pijanecët e derbederët, t’i hapin sytë e t’u dal pija dhe ta mbyllin sqepin, të shohin rezultatet në KQZ”, u shpreh Meminaj.
“Deri tani nuk kam dashur të bëjë komente dhe status mbi zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, kam preferuar të pres. Por, vjen një moment dhe heshtja thyhet pasi dëgjon nëpër korridore dhe cepave se do ketë rikonceptim të degëve dhe kjo e Vlorës është në listë, bla-bla etj, etj..”, thotë më tej ai.
Duke iu referuar tabelave, ai shprehet se e djathta në zgjedhjet e 21 Qershorit ka marrë 10 mijë vota më shumë se në vitin 2013.
“E them këtë me bindje të plotë dhe të jemi krenar se fituam një bashki, ku morëm edhe 4% më shumë këshilltarë se në 2011.
Ndërsa për Bashkinë Vlorë rezultati për kandidat është po ne ata parametra si në 2011 ( +-) , përfshirë 4 komunat bashkangjitur dhe të mos harrojmë se në 2011 kishim pushtetin, koalicion me LSI dhe PDIU.
Këtë herë gjithë dynjanë kundër. Për dijeni morëm 10.000 vota më shumë se në 2013. Ndërsa për Këshill Bashkiak në Vlorë jemi 2.03 % më shumë se 2011. Jemi degë e klasifikuar në 15 më të mirët në rang vendi. 2009 vija blu, 2013 e verdhë dhe 2015 gri”, thotë Meminaj.
Reagimi i ashpër i tij vjen pas paralajmërimeve të Ristanit dhe Palokës, së kryetarët e dgeëve të PD-së do të bëhen “koka turku” për humbjen e zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat