Hoffman: Ja si mund të gjeni një vend pune në Gjermani

Shqipëria

Hoffman: Ja si mund të gjeni një vend pune në Gjermani

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 00:15

Në një intervistë në “News24”, i ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman theksoi se rruga e azilkërkimit nuk është rruga e duhur për të marrë një vend pune në Gjermani.

“Ekziston tanimë një mundësi mjaft e mirë që të gjitha ata persona të kualifikuar shqiptar të këtushëm të mund të gjejnë një mundësi ligjore punësimi në ato profesione të ashtuquajtura të munguara në Gjermani. Kjo është e lidhur gjithsesi me disa hapa të caktuar procedurialë, pikësëpari të shkojnë në Gjermani, të gjejnë atje punëdhënësin e tyre, të lidhin marrëveshjen apo kontratën e punës,të paraqiten para zyrave përkatëse gjermane që do të verifikojnë kualifikimin e tyre , më pas të rikthehen në Shqipëri të aplikojnë për një vizë pune pranë ambasadës gjermane. Vetëm në këtë mënyrë mund të punësohen ligjërisht në Gjermani shtetasit shqiptarë. Por kjo nuk mund të ndodhë asesi përmes rrugës së azilkërkimit.”- deklaroi ambasadori Hoffman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat