Balla pro Ramës kundër Metës: Nuk është koha për ndryshimet në Qeveri

Shqipëria

Balla pro Ramës kundër Metës: Nuk është koha për ndryshimet në Qeveri

Nga: Gjergj Koja Më: 6 tetor 2015 Në ora: 23:48

Ndërsa drejtuesit e LSI po i kërkojnë me insistim Kryeministrit Edi Rama ndryshimet në qeveri me argumentin e impulsive të reja në qeverisjen e vendit, deputetët socialistë mbështesin qëndrimin e Kreut të Qeverisë për të mos ndryshuar kabinetin. Taulant Balla, nënkryetar i Grupit Parlamentar socialist, thekson se nuk është koha për ndryshime në qeveri. Sipas tij, prioritet i sesionit parlamentar duhet të jetë reforma në drejtësi dhe jo ndryshimet në qeveri.

 “Është koha ta përmbyllim në mënyrë urgjente.Fokusi publik duhet të jetë tek reforma në drejtësi pasi ka një përpjekje të SHQUP për t’i zhvendosur fokusin nga kjo çështje.

Unë mbështes vendimin e kryeministrit në lidhje me ndryshimet në qeveri”, shtoi Balla.

Ndërsa për numrat që i duhen mazhorancës me qëllim miratimin e ndryshimeve kushtetuese për reformën e drejtësisë, Balla tha se ka mjaft deputetë nga opozita që do ta votojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat