Frroku kërkon ndryshim të masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Frroku kërkon ndryshim të masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:23

Deputeti Mark Frroku akuzuar se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer një vrasje në Belgjike vite më parë, depoziton në Gjykatën e lartë kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.

Përmes avokatit të tij Sajmir Visha, Deputeti Frroku që mbahet nën arrest në burgun 302, I kërkon kolegjit penal të gjykatës së lartë ta lërë të lirë me argumentin se faktet dhe rrethanat kundër tij nuk janë të rënda dhe se ai është shprehur I gatshëm të jetë në dispozicion të drejtësisë sa herë të paraqitet nevoja.

Kërkesa e mbrojtjes është vendosur të shrqyrtohet të premten. Deputeti Frroku është arrestuar ne fillim të prillit dhe prej 6 muajsh ai ndodhet në masën e arrestit me burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat