Tekstet plotësuese në shkolla, jashtë kontrollit të MAS

Shqipëria

Tekstet plotësuese në shkolla, jashtë kontrollit të MAS

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:08

Ministrja e Arsimit deklaroi dje se Ministria e Arsimit nuk ka një bord për përzgjedhjen e teksteve plotësuese që hyjnë në shkolla. Ajo deklaroi se ka rreth dy vjet që nuk ka fare një proces përzgjedhjeje, që nënkupon se tekstet plotësuese apo suplementare te programit mësimor, hyjnë në shkolla pa asnjë kontroll të ministrisë.

“Nuk ka fare proces përzgjedhjeje, nuk është realizuar as vjet dhe as sivjet. Kjo për dy arsye, për faktin se u gjet një listë tekstesh të aprovuara nga struktura të MAS, pa ndjekur një proces të qartë dhe pa pasur një inventar të qartë se kush janë nevojat që shkollat kanë dhe se cila është situata reale në biblioteka”, u shpreh ministrja Lindita Nikolla.

Por kjo situatë shihet me shqetësim, pasi jo më larg se dy ditë më parë, në rrjetet sociale qarkullonin foto të një libri me fjalor fyes dhe përmbajtje aspak edukative për nxënësit e klasës së parë. Mungesa e një filtri nga Ministria e Arsimit, duket se i ka hapur rrugën biznesit të librave mes autorëve, mësuesve dhe drejtorëve të shkollave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat