Byroja Kombëtare e Hetimit drejt finalizimit, Lu takon Tahirin/Hetim paligjshmërisë së zyrtarëve

Shqipëria

Byroja Kombëtare e Hetimit drejt finalizimit, Lu takon Tahirin/Hetim paligjshmërisë së zyrtarëve

Nga: Gjergj Koja Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:31

Byroja Kombëtare e Hetimit është në prag të ngritjes. Madje Ministria e Brendshme po asistohet edhe nga një ekspert i FBI-së, i cili ndodhet në Tiranë për të ndihmuar autoritetet shqiptare në ngritjen dhe vënien në fuksion të kësaj strukture.

Mësohet se Byroja Kombëtare e Hetimit ka qenë edhe cështja kryesore e diskutuar në takimin mes ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe Ambasadorit të SHBA-së Donald Lu. Gjithashtu në takim ishin të pranishëm ekspertë amerikanë dhe Drejtori për Krimin e Organizuar në Policinë e Shtetit, Ardian Cipa. Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa zyrtarisht as diplomati amerikan dhe as ministri i Brendshëm nuk kanë bërë komente për mediat.

Por burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se në takim janë diskutuar cështjet teknike mbi Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese muaj më parë.

Burimet theksojnë se brenda pak javësh, drafti do të paraqitet për diskutim, ndërsa mësohet se kjo strukturë do të hetojë zyrtarët për veprimtaritë e tyre të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat