Gjiknuri : Ishim nën trysninë e ndërkombëtarëve dhe FMN për prishjen e marrëveshjes me CEZ

Shqipëria

Gjiknuri : Ishim nën trysninë e ndërkombëtarëve dhe FMN për prishjen e marrëveshjes me CEZ

Nga: Gjergj Koja Më: 6 tetor 2015 Në ora: 17:45

Qeveria shqiptare ka qenë nën trysninë e ndërkombëtarëve dhe të FMN-së për prishjen e marrëveshjes me kompaninë CEZ. Kjo u deklarua nga ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, sipas të cilit Qeveria kishte trysni për të pranuar një marrëveshje pa konflikte me kompaninë çeke.
“Që marrëveshja me kompaninë shtetërorë çeke, sepse pse përzihet dhe shteti aty sepse nuk janë të ndara gjërat, nuk është thjeshtë një marrëveshje komerciale por është kompania shtetërore çeke që u soll si u soll në Shqipëri nuk po i hyj asaj historie tani, krijoi një problem shumë të madh për sektorin energjetik, krijoi një problem shumë të madh në gjithë raportet me gjithë donatorët dhe financuesit e sektorit energjetik dhe pa u mbyllur kjo çështje në mënyrë miqësore siç e ka thënë, se ne nuk e morëm vetë këtë vendim se dolëm kështu u çuam një ditë dhe gjetëm një gjyq aty dhe të shkojmë apo jo, qe një kërkesë e FMN-së Bankës Botërore, Bashkimit Evropian të gjithë institucioneve zgjidhni sa më shpejt në mënyrë miqësore konfliktin me CEZ në mënyrë që të hapen fondet e investimeve në Shqipëri në sektorin energjetik. Përfshirja e institucioneve ndërkombëtare apo kritikat ndaj tyre, janë pikërisht për të kompleksuar rolin aq të domosdoshëm që ato kishin në arritjen e asaj marrëveshjeje dhe progresin që ka sektori energjetik”, tha ministri.
Përgjigjja e ministrit erdhi pas pyetjes së deputetit demokrat Genc Ruli mbi seancën dëgjimore të pak ditëve më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese të drejtorit ekzekutiv të Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë Janez Kopac, ku u deklarua se pohimet e tij mbi kushtëzimin e statusit ishin kundërthënëse me atë të Ambasadës çeke.
“Zoti Kopac Sekretar i Komitetit të Energjisë së Austrisë erdhi në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese dhe nuk e ftoi qeveria. Pyetjet ja keni drejtuar ju dhe me sa di unë ai ishte për një raport teknik të radhës. Ju i drejtuat pyetje për shkak të rihapjes politike që po i bën Partia Demokratike çështjes CEZ, them rihapjes sepse asgjë nuk ka ndryshuar nga maratona e konferencave të shtypit dhe kërcënimeve që janë bërë në vitin 2014 për këtë marrëveshje. Dua të them se kjo është një çështje e konsumuar politikisht, thjesht kërkohet të përfitohet për momentin për të bërë diversione të caktuara dhe për të rihapur temën duke synuar të diskretitojnë reformën në energji. Një reformë që për mendimin tim, por edhe për mendimin e shumë institucioneve ndërkombëtare është reforma më e suksesshme e kuatifikuar me numra, me parametra financiare, me ulje humbjesh dhe rritje të arkëtimeve.”, tha ministri.
Ministri tha se falë marrëveshjes janë “200 milion dollarë të kontraktuara dhe pritet edhe një tjetër paketë vetëm në sektorin e shpërndarjes”.
“Akuzat që hidhen janë trillime, janë spekulime që do të vijë rasti e të sqarohen, edhe pse në fakt janë sqaruar shumë herë. Deklaruan se ka imunitet penal por nuk ka asgjë të tillë pasi marrëveshja është publike dhe le ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim. Prokuroria po vazhdon hetimet dhe nuk ka asnjë pengesë. Deklaruan se do bëjnë padi penale e do kallëzonin negociatorët por asgjë nuk bënë. Pra, është thjesht një çështje e pastër politike e cila u rihap sepse i interesonte Sali Berishës për të bërë diversion politik”, shtoi Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat