Skenari i destabilizimit, Spartak Braho paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Shqipëria

Skenari i destabilizimit, Spartak Braho paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 17:02

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho është parë të hyjë në mjediset e Prokurorisë së Tiranës rreth orës 16:55.

Sipas burimeve, mësohet se Braho do të dëshmojë lidhur me letrën që ai ka shkruar vetë drejtuar disa institucioneve, ku flitet për një skenar që do të destabilizonte vendin.

Deri më tani, për këtë çështje kanë dëshmuar bashkëshortja e Kastriot Ismailajt dhe ai vetë, drejtuesit të DIA-s, ish-ministri Dritan Prifti dhe deputeti Tom Doshi.

Letra e Brahos ngjalli mjaft polemika mes opozitës dhe mazhorancës. Braho shkruante në letër, se kishte një plan për të destabilizuar vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat