Tenderi për godinën e OSHEE, PD replika me Kompaninë/Paloka: Rama favorizoi ndërtuesin e sarajeve të tij

Shqipëria

Tenderi për godinën e OSHEE, PD replika me Kompaninë/Paloka: Rama favorizoi ndërtuesin e sarajeve të tij

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 15:29

Partia Demokratike dhe OSHEE kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza në distancë në lidhje me tenderin për ndërtimin e godinës së re të OSHEE. PD ka ripërsëritur akuzat se kryeministri Edi Rama ka ndikuar në një tender për ndërtimin e godinës së OSHEE. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se tenderi për godinën e OSHEE ishte i paracaktuar, dhe i është dhënë mikut të kryeministrit Rama.

Akuzat e PD

“Edi Rama ia dha dje 4 miliardë e 540 milionë lekët mikut të tij për ndërtimin e godinës së OSHEE, edhe pse kjo aferë u denoncua publikisht nga Partia Demokratike, me date 11 shtator, edhe pse opinioni publik u informua për këtë tender ku fituesi ishte i paracaktuar. Fituesi u shpall dje, dhe ai është ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, miku i tij i vjetër në biznes, Carapuli, ashtu siç kishim paralajmëruar ne me denoncimin publik që bëmë. Ky është një korrupsion i pastër me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Masha e tij e bindur në OSHEE vetëm sa ka zbatuar porosinë në këtë rast. Miku, partneri, ortaku i Edi Ramës mori tenderin prej 4 miliardë e 540 milionë lekësh, edhe pse kishte paraqitur ofertën më të lartë. U skualifikua subjekti tjetër që u fut në garë duke ofruar 740 milionë lekë më pak, pra që do ti kursente qytetarëve shqiptarë 740 milionë lekë.

Vetëm një urdhër i Edi Ramës do të sillte këtë rezultat, që fitues të shpallet dikush që e ka ofertën 500 mijë euro më të madhe. Askush nuk do të kishte guxim kaq të marrë për të dhënë një tender të tillë, pa urdhrin e Edi Ramës, urdhrin e atij që vendos në fakt për çdo tender në vend. Shqipëria nuk është në ditën kur respektohet procedura, ligji, kur kursehen paratë në tendera. Miku dhe interesi i Edi Ramës prevalon mbi të gjitha. Pazaret dhe aferat e Edi Ramës janë urdhri”, tha Paloka. Sipas tij, ky korrupsion, kjo babëzi, kjo zhvatje bëhet pikërisht me paratë që OSHEE, kjo bande kriminale, ua ka marrë shqiptarëve me kërbaç, duke i shtypur e poshtëruar, duke i dërguar në burg, e shpesh duke u marrë dhe jetën.

Reagimi i OSHEE

Kompania OSHEE ka reaguar pas kësaj deklarate, duke u shprehur se nuk mund të pranojë kritika nga ata që i quan shkatërruesit e djeshëm. Edi Rama ia dha dje 4 miliardë e 540 milionë lekët mikut të tij për ndërtimin e godinës së OSHEE, edhe pse kjo aferë u denoncua publikisht nga Partia Demokratike, me date 11 shtator, edhe pse opinioni publik u informua për këtë tender ku fituesi ishte i paracaktuar. Fituesi u shpall dje, dhe ai është ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, miku i tij i vjetër në biznes, Carapuli, ashtu siç kishim paralajmëruar ne me denoncimin publik që bëmë. Ky është një korrupsion i pastër me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Masha e tij e bindur në OSHEE vetëm sa ka zbatuar porosinë në këtë rast.

Kompania jonë pranon çdo kritikë nga klientët dhe punon çdo ditë me bindjen se ka ende shumë për të bërë që t’u sherbejë klientëve siç e meritojnë. Por kompania jonë nuk i pranon kritikat e shkatërruesve të saj të deridjeshëm, të cilët e lanë OSHEE-në rrugëve nëpër skuta të marra me qerara marramendëse dhe me 1 miliard dollarë borxhe. Ne do të ndertojmë qendrën e re moderne të kompanisë sonë për të kursyer parate e qirave në vite si edhe per t’i sherbyer me dinjitet të plote klientëve. Ndërsa partisë së shkatërruesve të kompanisë kur ishin në pushtet dhe shpifësve profesionistë tani që janë në opozitë, u themi vetëm të mos harrojnë të paguajnë rregullisht dritat. Për të tjerat le të thonë ç’të duan!”, thuhet në reagimi e OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat