Berisha: Rama ka frikë nga ndryshimet, ja kush synon postin e Kryeministrit

Shqipëria

Berisha: Rama ka frikë nga ndryshimet, ja kush synon postin e Kryeministrit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:59

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është bashkuar debateve në lidhje me ndryshimet në Qeverinë Rama, ndërsa thekson se aleancën e qelbësirave nuk mund ta shpëtojnë këto ndryshime. Berisha në një koment në Facebook bën diversion se vetë Rama nuk e ka karrigen e tij të sigurtë, jo vetëm për shkak të ambiecies së Ilir Metës. Në këtë kuadër, Berisha thotë se gjatë kohës që Rama ishte në SHBA, dy ish-Kryeministrat Majko dhe Fino kanë nisur kontaktet me ndërkombëtarët, por edhe në korridoret e PS, për ti zënë vendin Edi Ramës.

“Tani vetëm "të vjedhim ditën dhe natën" është motoja e ministrave e qeverisë së pakalkur. 

Të dashur miq, "aleanca e qelbësirave", qeverisja e saj është në paralizë dhe kalbëzim të plotë. Zërat për një ringjallje iluzive të aleancës dhe qeverisjes së saj, nëpërmjet ndryshimeve të kabinetit dështak dhe të diskretituar aktual Rama - Meta, u shuan. Edi Rama, pas kthimit nga Neë York-u vrapoi me antiplumb në zyrën e Ilir Metës për të mbyllur me të pazarin e radhës. Ndaj dhe dje, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Rama deklaroi se nuk do ketë ndryshime në qeveri dhe se për fjalet e përhapura fajin e kishin mediat.Në të vërtetë Edi Rama nuk bën dot operacion në një trup të vdekur.

Së pari, vet Rama është skllav i ministrave të tij, torbave me euro të Tahirit, Beqës, Ahmetajt, Nikollës, Canit, Kodhelit, të cilet i paguajnë atij rreth 30% të aferave korruptive që bëhen vetëm me aprovimin e Ramës.

Së dyti, Rama nuk ndryshon dot kabinetin e tij që kundërmon në mbarë vendin sepse mendon se edhe vet ai do mund të jetë viktima kryesore e këtij ndryshimi.

Në Partine Socialiste veçanërisht dy javet e mungesës së Ramës në Tirane por dhe para nisjes, ka shpërthyer një garë e pa shpallur por intensive për kryeministrin e ri. Kjo garë zhvillohej në takime intensive në korridoret e PS, Parlamentit dhe labirintet diplomatike. Në të, pothuaj haptas janë përfshire dy ish ish kryeministrat Majko dhe Fino dhe vet besniku i Rames, Erion Veliaj. Fino, nostalgjik për të shkuarën mendon se mund të kryesojë me sukses një qeveri qofte dhe teknike, qe sipas tij, njëlloj si në vitin 1991 duhet të ketë kryeminister socialist. Majko flirton me ndërkombetaret dhe mendon se ai mund të shpëtojë pa u mbytur anijen e shpuar të "aleancës së qelbësirave". Majko për këtë qëllim përfshiu në staf edhe shërbëtorin e dy zotërinjve, që këto kohë i duhet shumë. Ai ka dërguar sinjale edhe në Kosovë. Kurse Erion Veliaj është gjithnjë i gatshëm për tradhtinë me të parë.

Këta shfrytëzuan vakumin nga mungesa e Rames. Majko dhe Veliaj thuhet se kanë nisur edhe takimet diplomatike. Histori tradhëtirash por mua nuk e di pse, natyrisht merret me mend, nuk më neverisin shumë!

Por frika e Ramës me karrigen e tij në rast se bën ndryshime në qeveri mendoj se vjen nga vet Ilir Meta, ambicja për pushtet e te cilit është e pakufishme, verbuese dhe Rama e di shume mire këtë. Rama mendon nga frika se Meta, sic
kërkoi të bëhej President, mund ti kërkojë direkt atij, që gjysmen e mandatit të jetë ai kryeministër ose për ndryshe te mos i votoj ndryshimet në kabinet apo të votoj vetëm ato që i pëlqejnë atij. Në të gjitha variantet, "aleanca e qelbësirave" eshte në paralizë dhe kalbëzim kundërmues të plotë. Moto e saj është "o burra të vjedhim nga natën dhe ditën para se sa qytetarët e revoltuar të na kërrejnë nga karriget". Vetëm revolucioni demokratik qytetar mund të shpëtojë vendin nga kjo kalbesisrë!”, shkruan Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat