Rama: Demokratizimi i Shqipërisë dhe Pavarësia e Kosovës i dedikohen Amerikës

Shqipëria

Rama: Demokratizimi i Shqipërisë dhe Pavarësia e Kosovës i dedikohen Amerikës

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:40

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka vlerësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të Kosovës me SHBA-të.

Gjatë një aktiviteti të organizuar sot në ambientet e Kryeministrisë me përfaqësues të Fondit Shqiptaro-Amerikan, Rama theksoi se demokratizimi i Shqipërisë dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës i dedikohen më së shumti ndihmës së SHBA-ve.

Rama: Shqipëria 93 vjet marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën

“E gjithë kjo marrëdhënie në shtator të vitit 2015 mbushi 93 vjet. Tashmë pas 93 vjetësh marrëdhëniet me SHBA-të janë më të mirat e mundshme që Shqipëria ka me një shtet tjetër, por nga ana tjetër janë këto marrëdhënie që i kanë dhënë një dimension tjetër edhe shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ndihma në demokratizimin e vendit tonë por edhe zgjidhja e çështjes shqiptare të Kosovës natyrisht që i dedikohen më së shumti e më së pari SHBA-së, dhe pa dyshim edhe marrëdhënieve të shkëlqyer a të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë," tha Rama.

Këto deklarata kryeministri shqiptar i ka bërë sot gjatë një aktiviteti të organizuar me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan, ku ka vlerësuar lart kontributin e kësaj organizate, si më e suksesshmja që ka investuar në më shumë se 40 shoqëri dhe ka krijuar mbi 7 mijë vende pune.

Rama nderoi Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit me “Medaljen e Mirënjohjes”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në ambientet e Kryeministrisë, Rama i dorëzoi Medaljen Drejtorit Michael Granoff.

Kryeministri tha se sipërmarrjet si Fondi Shqiptaro- Amerikan janë prodhimi më i mirë që mund t’i bëhet Shqipërisë për sa i përket aftësisë për të siguruar investime apo për t’i bërë të mundura zhvillimin e investimeve.

Duke falënderuar për vlerësimin, Granoff tha se suksesi i Fondit që ai drejton qëndron nà « ndërveprimin e të gjithë aktorëve në Shqipëri, nga qeveria, biznesi dhe Fondi vetë. “Nëse do të shkëputej një nga këto pjesëza nuk do të ishte e mundur për ne të arrihej ky sukses”, tha Granoff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat