Nasip Naco Qeveria ka nevojë për impulse të reja, malore e fushore

Shqipëria

Nasip Naco Qeveria ka nevojë për impulse të reja, malore e fushore

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:05

Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul në realizimin e ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Pas Kreut të LSI-së Ilir Meta që foli për impulse të reja në qeverisjen e vendit, edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naco i ka qëndruar të njëjtës skemë, që qeveria ka nevojë për impulse të reja.

"Për këtë pyesni kryeministrin, por sigurisht që ka nevojë. Madje duhet të ketë impulse të reja dhe për ju gazetarët”, tha Naco..

Ndërsa pyetjes nëse ministri i Brendshëm Tahiri do të shkonte tek Drejtësia Naço iu përgjigj "ka nevojë për impulse malore e fushore".

Qëndrimi i mbajtur nga LSI bie ndesh me deklarimet e Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit informacionet që jepen për ndryshime në Qeveri janë sajesa të stisura nga opozita apo kundërshtarët politikë të Ramës. Nuk dihet se mes kundërshtarëve politikë Rama rendit edhe LSI-në, partinë që po bashkëqeveris vendin bashkë me socialistët e drejtuar nga Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat