Basha: Bashkë me qytetarët do pastrojmë politikën nga plehrat e 1 Prillit

Shqipëria

Basha: Bashkë me qytetarët do pastrojmë politikën nga plehrat e 1 Prillit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:32

Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, nga qyteti i Lushnjes, ku nisi turin e takimeve me qytetarët, shprehu vendosmërinë për pastrimin e politikës nga ata që i quajti plehrat e 1 Prillit. i prerë dhe i ashpër në qëndrimin e tij, Basha paralajmëroi nisjen e protestave kundër qeverisë si dhe u ka bërë apel shqiptarëve t’i bashkohen nismës se opozitës.
“Ju jeni shumica dhe revoltën tuaj do të kthejmë në energji për rrëzimin e kësaj qeverie hajdute. Ka ardhur koha që fjalën ta kenë qytetarët. Ne së bashku me ju do ta pastrojmë politiken e Tiranës nga plehrat e 1 prillit”, theksoi Basha.
Në vijim kreu demokrat tha se Qeveria ka harruar popullin shqiptar, duke shtuar se moçalorët nuk janë shqiptarët e thjeshtë, por ata janë në Tiranë aty ku bëhen pazaret e ndyra të dyshes Rama-Meta.Në vijim të akuzave, Basha tha se aleanca e 1 Prillit ka si qëllim përfitimin e qindra milionë eurove në kurriz të shqiptarëve.
Sipas tij, i tillë është edhe rasti i tenderit të fundit prej 5 milionë dollaresh, i fituar, siç akuzon Basha, nga ai që ka ndërtuar vilën e kryeministrit Rama. “Eurocol kishte ofertën më të lartë: 750 milionë lekë më shumë ishte oferta e mikut të Edi Ramës. Lekë gjaku të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHEE-së”, tha Basha. Sipas tij, qeveria nuk po investon as për shkolla, as për rrugë dhe as për kompensimin e të përndjekurve.
“Kam vendosur të nis një tur takimesh në mbarë Shqipërinë. Prej muajsh keni dëgjuar Tiranën politike të flasë, të premtojë, të thure intriga, të akuzojë dhe të akuzohet. Aleancistët e 1 prillit vetëm sa majmën në shuma qindra milion eurosh siç u kanë dalë të palarat nga dokumente ndërkombëtare. Ku po shkon Shqipëria. Sot është bërë e ditur se tenderi prej 5 milion dollarësh i OSHEE të kërbaçit mbi qytetarët, i padrejtësisë, i vetëflijimit të Qamil Zelës ia kanë dhënë me një dorë ndërtuesit të Sarajëve të Edi Rames. Lekë gjaku të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHEE. As për shkolla, as për rrugë, as për kompensim të përndjekurish. Sapo u kthye nga pushimet në Neë York e mbyllën pazarin sepse për ta pazari dhe pushteti janë njësoj. Kush janë këta që flasin për moçalarë e zvarranik. Shkoni në shtrat me ankthin e ditës së nesërme. Dua t’ju them se opozita dhe PD nuk janë në shitje dhe pazar. Lulzim Basha e ka aleancën me qytetarët. Kurrë pazar me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Jemi gati për pastrimin e Tiranës politike nga plehrat e një prillit. Për të mos shkëmbyer një të keqe më nje keqe më të vogël, por për të zgjedhur të mirën e përbashkët”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat