Sezoni Veror/Në Durrës u ankoruan 9 krocera, sollën 5205 turistë

Shqipëria

Sezoni Veror/Në Durrës u ankoruan 9 krocera, sollën 5205 turistë

Nga: Gjergj Koja Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:09

Në Portin e Durrësit gjatë sezonit veror të këtij viti u ankoruar 9 kroçera dhe anije luksoze, me 5205 turistë gjithsej. Shifër kjo pothuajse e njëjtë me turistët që mbërritën gjatë gjithë vitit 2014. Ndërkohë deri në fund të këtij viti është programuar mbërritja e pesë kroçerave të tjera, me rreth 2,500 turistë të tjerë në bord
Menjëherë pas ankorimit të anijeve turistike në kushte të mira sigurie në kalatat qendrore të portit udhëtarët nisen për shëtitje të organizuara në Tiranë, Krujë, Durrës, apo Berat, ose vizitojnë individualisht qendrat muzeale dhe arkeologjike të qytetit bregdetar.
Numrin më të madh të turistëve, rreth 4,600 e solli kroçera “Thomson Majesty”, e cila u ankorua tre herë në portin më të madh të vendit, ndërsa 300 turistë nga kroçera “Ocean Majesty”.
Velieri “Sea Cloud” dhe anija luksoze “Variety Voyager” në pesë lundrimet drejt Durrësit sollën 300 turistë elitarë gjithsej.
Deri në fund të muajit tetor në portin e Durrësit pritet të ankorohen edhe pesë kroçera të tjera.
Vitin e kaluar në portin më të madh të vendit mbërritën 16 kroçera me 5,692 turistë gjithsej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat