Rrëzohet propozimi i PD, Ligji për barnat, LSI: Nuk duhet të nxitohemi, ndryshimi kërkon kohë të gjatë

Shqipëria

Rrëzohet propozimi i PD, Ligji për barnat, LSI: Nuk duhet të nxitohemi, ndryshimi kërkon kohë të gjatë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:15

Mazhoranca në Komisionin e Shëndetësisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për të mos ndryshuar ligjin e barnave.
Mbledhja u shoqërua me debate të ashpra mes palëve mbi ndryshimet që parashikon ligji i ri.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, akuzoi qeverinë se për çdo marrëveshje ka një klient nga pas.
Ajo propozoi që ligji për tregtimin e barnave të mos ndryshojë, por të ngrihet një komision kombëtar dhe ndërkombëtar që të shohë me detaje projektligjin.
Edhe LSI ka përforcuar sërish qëndrimin e saj kundër ndryshimit të ligjit përmes kreut të grupit parlamentar, njëherësh anëtar i Komisionit, Petrit Vasili.
Sipas tij ndryshimi i nenit shton gamën e barnave që hyjnë.
“Nuk mund të jemi selektiv. Qeverisjet e majta e të djathta e kanë trajtuar njësoj tregun farmaceutik. Nuk duhet të nxitohemi, ndryshimi kërkon kohë të gjatë” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat