“Deputetët e PD lanë gratë dhe morën dashnore kur bënë lekë”

Shqipëria

“Deputetët e PD lanë gratë dhe morën dashnore kur bënë lekë”

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:11

Vazhdon të jetë i ashpër në qëndrimet e tij kreu i Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim Murrizi.

Ai tha se ata funksionarë të PD, që po analizojnë sot humbjen, janë ata që lanë gratë dhe morën dashnore sapo Berisha i bëri me lekë.

“Politika është vendore, ka thënë Xhefersoni, politika nuk bëhet në kafe. Ata që gjoja marrin vendime sot, nuk i lidh gjë me PD-në. Pjesa dërrmuese nuk dinë si kërkohet vota. Unë kam qenë deputet në vitin 1997, 16 deputetë kemi qenë në opozitën e atëhershme. Këta që bëjnë sot bërr-bërr, kanë qenë të gjithë refugjatë. Këta që ndajnë gratë dhe marrin dashnore, nuk më bie mendja mua. Këta i mori në qafë Berisha, sa i bëri me lekë në pushtet, dhe i lanë të gjithë gratë dhe zunë dashnore. Nuk e keni dëgjuar ju se disa sa u bënë ministra, lanë gratë? Lanë gratë e morën kurvat,” tha Murrizi për gazetën Sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat