Ristani paralajmëron largime të drejtuesve

Shqipëria

Ristani paralajmëron largime të drejtuesve

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 09:17

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka pohuar se në këto zgjedhje është vënë re ç'organizim i disa degëve, në të cilat, sipas tij, PD-ja nuk ka marrë rezultatet e pritshme. Për këto rezultate, Ristani shprehet se çdokush do të marrë përgjegjësitë që i takon, ndërsa nga ana tjetër, ai shtoi se: “Zgjedhjet vendore të 21 qershorit treguan për ineficencë të disa strukturave të partisë si dhe lidershipit të degëve. Opozita ka nevojë për rikonceptim tjetër të degëve për të administruar me mirë territorin. Do synohet inventari i anëtarësisë dhe eficenca e lidershipit të degëve të Partisë Demokratike”, tha Ristani. Por rikonceptimi i degëve i referohet edhe ndarjes së re territoriale. Arben Ristani nuk mohon që në mbledhjen e kryesisë të ketë patur debate por sipas tij ai ishte konstruktiv dhe i shërben organizimit të partisë.

“Është e kuptueshme që në mbledhje nuk flet vetëm kryetari dhe sekretari i partisë dhe të tjerët dëgjojnë, debati në parti është konstruktiv”, tha Ristani. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, u diskutua raporti për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa për riorganizimin e strukturave u ngrit një grup pune i cili do të merret drejtpërdrejt me sfidat e ardhshme elektorale. Po ashtu një grup pune do merret me analizën e të dhënave për të bërë gati programim qeverisës së PD-së. “U ngrit një grup pune për riorganizimin e strukturave të partisë dhe për sfidat elektorale që e presin. Një grup pune do merret me analizën e të dhënave për të bërë gati programim qeverisës së PD. Kemi ngritur fondacionin për liri dhe demokraci që kryetar është zoti Imami. Departamenti për kontributet historike me në krye Jemin Gjanën dhe departamenti për integritetin e figurës dhe partisë që do drejtohet nga zoti Kosova”, tha Ristani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat