Shqipëri-Serbi/Rama: Një sfidë për historinë, fitorja na con direct në Francë 2016. Bota nuk sheh rezultatin, por mbarëvajtjen e takimit

Shqipëria

Shqipëri-Serbi/Rama: Një sfidë për historinë, fitorja na con direct në Francë 2016. Bota nuk sheh rezultatin, por mbarëvajtjen e takimit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 09:13

Një sfidë për historinë e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të luhet më 8 Tetor në Elbasan Arena. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se fitorja na con direct në Francë 2016, barazimi është një tjetër hap drejt Europianit, ndërsa humbja lë gjithcka të hapur.

“Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë. Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur. Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit. Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës”, komenton Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat