Adriatik Llalla drejt largimit si kryeprokuror

Shqipëria

Adriatik Llalla drejt largimit si kryeprokuror

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 08:42

Adriatik Llalla pritet që të mos jetë edhe për shumë kohë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Atij do t’i ndërpritet mandati sapo të hyjë në fuqi paketa kushtetuese për reformën në drejtësi.

Kjo është bërë e ditur nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa.

Megjithatë, ai tha se Llalla nuk do të lihet rrugëve, siç ka ndodhur me kryeprokurorët.

Mund të jetë dhe ky që është, nëse kandidon dhe fiton.

Kuvendi është i detyruar të zgjedhë një nga kandidaturat, ama prokurori do ketë fatin që do jetë i pari që nuk është shkarkuar nga detyra dhe do jetë i pari që nuk do rrijë rrugëve për një vend pune ,siç kanë ndenjur prokurorët e mëparshëm”, deklaroi Xhafa për ABC News.

Sa keq, se Llalla kishte paralajmëruar edhe një furtunë arrestimesh të zyrtarëve të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat