​Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për vrasjen e drejtuesit të FNSH-së

Shqipëria

​Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për vrasjen e drejtuesit të FNSH-së

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 21:13

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për vrasjen e komandantit Simon Gjeta, pasditen e së shtunës në Shkodër.

Hetimi synon të zbardhë nëse policia veproi dhe zbatoi planin operacional gjatë ndërhyrjes në banesën e 52 vjeçarit që pas plagosjes së një 21 vjeçari, vrau me armë zjarri drejtuesin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjithashtu, hetime do të zhvillohen edhe lidhur me aksionin e RENEA-s për kapjen e Ruzhdi Aishtës dhe ekzekutimin e tij pasi thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, të cilës iu përgjigj me zjarr.

Paraprakisht mësohet se në krye të hetimit është prokurori Besim Hajdarmataj, i cili ndodhet në Shkodër bashkë me dy oficerë të Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat