“Edhe të vdekurit mbi shpinë kur kalonin lumin Fan”, Prifti gjerman sfidon shtetin, u ndërton urën banorëve

Shqipëria

“Edhe të vdekurit mbi shpinë kur kalonin lumin Fan”, Prifti gjerman sfidon shtetin, u ndërton urën banorëve

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:02

“Jemi 56 familje, nuk kemi urë dhe as rrugë, jetojmë si në mesjete dhe askush nuk mendon për ne”. Këto ishin thirrjet e vazhdueshme të banorëve të fshatit Kavlina në bashkinë e Pukës të cilët asnjë-herë nuk u dëgjuan nga strukturat e Shtetit për të investuar ndërtimin e urës dhe rrugës automobilistikes.

Sot edhe pse të zhgënjyer nga Shteti, ata kanë realitet ëndrrën e tyre. Ura auto mbi Lumin Fan dhe Rruga automobilistike janë ndërtuar falë kontributeve të Frat Andreas Walterman, një prift gjerman që kontribuon në fshatrat e harruar të zonës veriore.
Realiteti i hidhur i kësaj zone, të cilin ai e konstatoi vetë duket se ka shtyrë famullitarin katolik të sfidonte Shtetin duke ndërtuar urën dhe rrugën që sot duket se i ka dhënë fund braktisjes së Kavlinave.

“Unë kam parë vetë se si këta banorët mbanin cdo gjë me shpinë duke rrezikuar teksa kalonin mbi urën e rrezikshme ndërtuar prej teli mbi lumin Fan. Ata gjithnjë rrezikonin madje dhe të vdekurit i mbanin mbi shpinë. Aq të etur ishin për urën dhe për rrugën sa një ditë kur i mblodha pas shërbeses fetare si rrallë ndonjëherë në të tilla raste banorët të gjithe mu zotuan se sikur rruga tu përshkonte dhe tokat bujqësore nuk do e pengonin”, tregon frat Andreas duke lënë të kuptohet etjen që kishin banorët e kësaj zone për rrugë automobilistike.

Për banorët e Kavlinave në Puke kjo fundjavë ishte historike ndaj dhe festa është e pamase për cilindo nga banoret e kësaj zone që sot i gëzohen asaj të cilën e kërkonin prej të pakten 25 vitesh. “Sot për ne dhe dielli rrezaton ndryshe. Jam aq e lumtur sa do doja të filloja jetën nga e para” shprehet një nënë e moshuar nga Kavlinat që ka sfiduar vështërsit e moshës për të marrë pjesë në inagurimin e Urës dhe Rrugës së fshatit.

Sot një ndër zonat më pjellore të Pukës, Kavlinat nuk i frikësohen me ujrave të rrëmbyshem të Fanit, jo nga investimi dhe perkujdesja e Shtetit, por si pasojë e kontributit dhe shpirtit human të atij që të varfrit e këtyre anëve, i do më shume se ata për të cilët fatkeqët e Veriut votojnë prej 20 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat